Menyja

Takimi i dytë konstituiv i rrjetit STEP në rajonin e Pollogut

Sot, me 20 qershor në hapësirat e restorant Dinamikës, u mbajt takimi i katërt konstituiv për themelimin e rrjetit STEP, që ka për qëllim zgjerimin dhe rritjen e qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet specifike të reja dhe strategjike të eksportit të turizmit për bizneset e turizmit, si dhe rritjen e kapaciteteve të bizneseve turistike për të përmbushur kërkesat dhe pritjet e turistëve në rajon dhe për të ndërtuar partneritete strategjike dhe bashkëpunim në vend, rajon dhe më gjërë.

Në takim ishin pjesëmarrës përfaqësues të fushave të ndryshme si sipërmarrës individual, përfaqësues të bizneseve, të institucioneve, të shoqatave qytetare, që kanë përafërsisht qëllime të përbashkëta, zhvillimin e turizmit në rajon.

IMG-0aa834a24983de518820fcfcc139700e-V

Temë e diskutimit ishin benefitet e grupit qëllimor nga projekti, ku theks i veçant u vendos në ngritjen e kapaciteteve dhe rrjetëzimin e të gjitha subjekteve, mënyrat e funksionimit të rrjetit, si dhe nënshkrimi formal i fletëantarësive për të qenë pjesë formale e rrjetit.

Nga takimi në fjalë si konluzion koncensual doli ideja se rrjeti duhet të jetë korrektor dhe katalizator i veprimeve të pushteteve lokale dhe qendrore për qasje strategjike në fushën e turizmit.

Sharri është perlë e pashfrytëzuar turistike dhe promovimi I tij si pike turistike nuk bëhet në mënyrë parciale.

IMG-5abb0774457d22b046992097acaed7de-V

Të gjithë së bashku duhet të fokusohemi të ndërtojmë qëndrueshmërinë institucionale të vet rrjetit, ende pa përfunduar projekti.

Në periudhën vijuese anëtarët potencial do të bashkëpunojnë aktivisht me ekipin e projektit, që të mund të japin të dhëna përmbajtësore për subjektet e tyre.

Projekti STEP financohet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Unionit Evropian, ndërsa implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me partnerët Qendra për zhvillim e rajonit planor të Pollogot si dhe Këshilli I Qarkut Elbasan.