Sot u zhvillua një takim pune midis z. Florent Bajrami – Koordinator i projektit të projektit STEP dhe z. Fatmir Bytyqi – Zëvendës Kryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimet. Në takim, z. Bytyqit ju dorëzuan personalisht rekomandimet e projektit STEP në lidhje me tejkalimin e sfidave me të cilat përballen punëtorët turistikë në të dy rajonet, në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi ndërkufitar i turizmit. Ai gjithashtu u njohtua me rezultatet e arritura të projektit STEP.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike z. Bytyqi vuri në dukje se ai ishte njohur më parë me punën e projektit STEP dhe vlerësoi rezultatet e deritanishme, si dhe përmendi se në të ardhmen do të përpiqet të marrë parasysh disa nga rekomandimet në lidhje me zhvillimin e rajonit të Pollogut dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Ndaje: