Мени

Trajnim për “Instrumentin për ndihmë për para-anëtarësim – IPA II”

Më 9 dhe 10 maj  2015, në hapësirat e Hotelit Kontinental në Shkup, u mbajt trajnim dyditor në temën “Instrumentin për ndihmë për para-anëtarësim – IPA II”, të cilin e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”.

20150510120636

Në trajnim pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë më tepër për procesin e programimit të IPA II, programet e BE-së, e në mes tjerash edhe të njoftohen me veglat elektronike që përdoren për të aplikuar. Gjatë trajnimit, përfaqësuesit e rrjeteve morën pjesë në ushtrime interaktive dhe punë në grupe me qëllim të njoftimit sa më të mirë me temën.

20150510110234
Ky trajnim është pjesë e ciklit të trajnimeve të parapara në periudhën e ardhshme në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”, të cilin e realizon fondacioni Меtamorfozis në partneritet me QMAE-në, me përkrahje financiare nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë qytetare aktive”.