Më 23 shkurt të vitit 2017, në klubin GEM në Shkup, u mbajt takim i bordit këshilldhënës të projektit ACTION SEE. Qëllimi i këtij takimi ishte të njoftohen anëtarët e bordit këshilldhënës me projektin ACTION SEE, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, Fondacioni Westminster për demokraci, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie, Organizata qytetare “Zashto ne?”, Qendra për tranzicion demokratik Open Data Kosovo (ODK) dhe Lëvizja Mjaft!.

Ideja për këtë takim të bordit këshilldhënës, që është i përbërë nga përfaqësuesit e mediave dhe të institucioneve publike nga vendet e përfshira në projekt, ishte të merren këshilla nga përfaqësuesit relevantë të mediave dhe të institucioneve publike dhe me këtë të japin kontribut dhe udhëzime gjatë realizimit të projektit ACTION SEE.20170223100757Gjatë takimit kishte edhe prezantime të shkurtëra nga ana e partnerëve të projektit, të cilët i informuan anëtarët e bordit këshilldhënës për aktivitetet e kaluara, rezultatet preliminare të hulumtimeve dhe planet e ardhshme. Pastaj, anëtarët e bordit këshilldhënës i dhanë rekomandimet dhe mendimet e tyre në lidhje me aktivitetet dhe planet, si dhe me prioritetet e ardhshme dhe çështjet kyçe që duhet të trajtohen.20170223114814

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, në krijimin e politikave dhe pjesëmarrja në mekanizmat e vendimmarrjes, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Projekti zbatohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje: