Мени

Doracak për TIK Nr.5: Sigurtë në internet (Botimi i dytë)

Siguria e fëmijëve në internet: si mund të rriturit t’i ndihmojnë fëmijët në mbrojtjen nga rreziqet potenciale të internetit, derisa njëkohësisht u tregojnë për përmbajtjet dhe shërbimet që mund të jenë të dobishme?
Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi shqetësuese, në mënyrë naive të pranojnë apo shkëmbejnë fajl që mund ta vë në rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve-sajber apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin nëdhunues-sajber (syberbullies) të cilët do të përpiqen t’i trembin apo turpërojnë. Edhe më keq, fëmijët tuaj, pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë të lëndueshëm, hiqen se janë moshatarë të tyre apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt.

Преземања: 35