Мени

Doracak për [[wiki]]

Projekti për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Maqedonisë ka për qëllim ta plotësojë mungesën e informatave me rëndësi lokale – në shumë komuna në Maqedoni, për shembull, burimi i vetëm i informatave janë ueb-faqet e vetëqeverisjes lokale, të cilat rrallë azhurohen.

Përveç kësaj, mungojnë ueb-hapësira për komunikim të përbashkët. Duke u nisur nga suksesi i enciklopedisë Wikipedia, si dhe i disa ueb-portaleve lokale (p.sh. Wikimanche), Fondacioni Metamorfozis dëshiron ta promovojë wiki-tekonologjinë si zgjidhje e lirë dhe efikase për këto probleme, dhe për këtë arsye e krijoi Wiki.mk, që përfshin vendosje të  më shumë ueb-portaleve që janë në dispozicion të drejtpërdrejtë të komuniteteve lokale.

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Wikimedia Maqedoni, e cila e ka marrë për obligim realizimin teknik dhe përgatitjet në terren, si dhe bashkëpunimin me organizata të tjera joqeveritare në nivel lokal.

Преземања: 68