Shkelje e të dhënave është çdo incident që i ekspozon të dhënat ndaj një mjedisi të paautorizuar. Shkelja e të dhënave mund të shkaktohet nga veprime të qëllimshme ose të paqëllimshme.

Shumica e studimeve tregojnë se një numër i konsiderueshëm shkeljesh të të dhënave vjen si rezultat i gabimeve njerëzore, më shumë sesaprej sulmeve kibernetike.

Vitet e fundit ka pasur disa shkelje të të dhënave në të gjithë rajonin. Incidentet kryesore kanë të bëjnë me sektorin publik dhe rrjedhjen e informacioneve personale të qytetarëve përgjatë periudhës së pandemisë apo fushatave zgjedhore.

Versioni maqedonisht

Versioni shqip

Versioni serbisht

Versioni malazez

Kjo video është pjesë e projektit “Rritja e Angazhimit Qytetar në Agjendën Digjitale – ICEDA” e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Videoja u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerë për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: