Fondacioni Metamorfozis konsideron se lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme për sundimin e ligjit, për proceset demokratike dhe për qeverisje transparente dhe të përgjegjshme në të gjitha nivelet. Vizioni i Metamorfozës nënkupton një shoqëri në të cilën qytetarët në mënyrë të ndërgjegjshme dhe aktive i ushtrojnë të drejtat e tyre dhe kërkojnë ushtrimin e pushtetit në mënyrë demokratike, të përgjegjshme dhe transparente. Fondacioni Metamorfozis e shënon 9 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, me një thirrje për të gjithë aktorët e shoqërisë që të punojnë së bashku për të çrrënjosur korrupsionin.

Misioni i Fondacionit Metamorfozis nënkupton që përmes forcimit të vetëdijes dhe kapaciteteve të qytetarëve dhe të shoqërisë civile, ato ta marrë rolin më të mirë të mundshëm si aktivistë për demokraci, duke e mbështetur pushtetin për ta përmbushur rolin e tij demokratik – të punojë në shërbim të shoqërisë.

Ndaje: