Më 26 korrik 2023 u mbajt takimi i parë koordinues i Trupit punues të ekspertëve të projektit, i cili është edhe një nga aktivitetet fillestare të projektit “Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave dhe Takime Informuese me Gazetarët”. Fondacioni Metamorfozis do ta zbatojë këtë projekt në bashkëpunim me UNICEF-in dhe me mbështetjen financiare të USAID-it gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Projekti “Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave dhe Takime Informuese me Gazetarët” synon, në vazhdimësi të përpjekjeve të UNICEF-it për të krijuar një strategji për menaxhimin e informatave të rreme, dezinformatave dhe boshllëqeve të informacionit, të integrojë Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave në punën e institucioneve shtetërore, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të saj ndihmëse dhe ofrimi i mbështetjes për t’i përdorur ato në mënyrë më efikase gjatë adresimit të nevojave të qytetarëve. E gjithë kjo do të bëhet përmes ngritjes së kapaciteteve – mbështetjes teknike dhe aktiviteteve avokuese me vendimmarrësit, duke u bazuar në analizat dhe rekomandimet e ekspertëve.

Fondacioni Metamorfozis do ta përdorë ekspertizën e tij në ndërtimin e Sistemit për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave, si dhe do të kontribuojë në demaskimin e dezinformatave, e gjithë kjo me synimin për t’u ndihmuar qytetarëve të përballen me informatat e rreme, dezinformatat dhe mungesën e informatave të besueshme, dhe në këtë mënyrë ta rrisë besimin e tyre në sistemin dhe institucionet shëndetësore.

Në kuadër të këtij projekti, një rëndësi të veçantë dhe një kontribut të madh do të ketë edhe funksionimi i Trupit punues të ekspertëve të projektit – i përbërë nga anëtarë me ekspertizë mjekësore dhe/ose komunikuese. Ky trup ekspert, ndër të tjera, do ta mbikëqyrë krijimin dhe funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave, do të jetë përgjegjës për analizimin e raporteve që do të dalin nga Sistemi, do të hartojë rekomandime për aktivitete të mëtejshme për përballjen me informatat e rreme dhe dezinformatat që lidhen me vaksinimit në vend, por do të zhvillojë edhe takime informuese me gazetarët për të plotësuar boshllëqet informative që krijojnë mosbesim të shtuar ndaj vaksinimit në vend. Trupi punues i ekspertëve të projektit gjithashtu do të marrë pjesë edhe në avokimin për zbatimin e përpjekjeve për krijimin e trupit ekspert qeveritar.

 

Kjo përmbajtje është përgatitur nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Pikëpamjet e shprehura nga autori në këtë artikull nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar ose pikëpamjet e Qeverisë së SHBA-së ose të UNICEF-it.

Ndaje: