Më 21, 22, 26 dhe 27 tetor, partnerët e ICEDA organizuan një trajnim interaktiv katër-ditor të avokimit për nën-grantuesit e LOT2 dhe anëtarët e rrjetit të ICEDA-s, si pjesë e projektit. Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile që janë nën-grantiste dhe i partnerëve mediatikë për të zbatuar me sukses iniciativat e tyre avokuese, si dhe për një avokim më efektiv dhe të qëndrueshëm për aspekte të ndryshme të Agjendës Digjitale në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor. Trajnimi synonte gjithashtu të lehtësonte rrjetëzimin dhe të ofronte hapësirë për bashkëpunim kombëtar, por edhe rajonal midis OSHC-ve dhe partnerëve mediatikë si pjesë e skemës së nën-granteve.

Përmbajtja e trajnimit ishte e bazuar në një vlerësim paraprak të nevojave që u realizuar në mënyrë që të zhvillohen trajnime të përshtatura për ngritjen e kapaciteteve që do t’u shërbejnë plotësisht nevojave të pjesëmarrësve. Trajnimi u ndihmoi pjesëmarrësve ta kuptojnë Agjendën Digjitale dhe reflektimin e saj në vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor, si dhe lidhjen e saj me transparencën e institucioneve. Pjesëmarrësit ishin në gjendje t’i eksploronin praktikat rajonale dhe të mira të BE-së për procese të ndryshme si p.sh. pjesëmarrja elektronike, avokimi, bashkëpunimi ndërsektorial, GDPR, shërbimet elektronike dhe mjetet digjitale, por gjithashtu edhe t’i zgjeronin njohuritë dhe aftësitë e tyre për të hulumtuar në mënyrë efektive dhe me ndikim, për verifikimin e fakteve, punën me të dhëna, për informimin publik dhe komunikimin strategjik dhe efektiv me aktorët përkatës.

 

Burimi: fotografi ga ZOOM-i, Trajnimi për avokim

Arritëm të bisedonim individualisht me disa nga pjesëmarrësit për të gjithë trajnimin, ndër të cilët ishte edhe Fjolla Çavolli nga Next Gen Networks Institute (NGN) nga Kosova: “Trajnimi ishte shumë mirë i organizuar, duke përfshirë të gjitha aspektet për realizimin më të mirë të projekteve tona. Na u dhanë shumë këshilla, truke dhe informacione të rëndësishme që do t’i shërbejnë ekipit tonë t’i zbatojë aktivitetet në kuadër të projektit tonë në mënyrë më efektive dhe efikase. Përveç kësaj, trajnimi shërbeu si një platformë për rrjetëzim dhe kishim mundësi t’i ndajmë përvojat me organizatat e tjera nga Ballkani Perëndimor. Ajo gjithashtu theksoi se mezi pret t’i përdorë mjetet dhe teknikat për avokim, hulumtim dhe menaxhim të mediave në zbatimin e iniciativës së tyre për avokim.

Milazim Behrami nga Qendra e Kosovës për Arsim në Distancë si më të dobishme i potencoi këshillat dhe truket e prezanuara në lidhje me atë se çfarë qasje duhet pasur me mediat dhe gazetarët, por edhe si të arrini deri te publiku duke përdorur rrjete të ndryshme sociale. Ai ishte gjithashtu i impresionuar kur pa se si Estonia ka zhvilluar kaq shumë shërbime elektronike dhe shpreson se të njëjtat praktika do të replikohen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Burimi: fotografi ga ZOOM-i, Trajnimi për avokim

Marija Vasilevska nga Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 theksoi se i ka pëlqyer energjia dhe përkushtimi i organizatorëve që vërtet i kanë motivuar pjesëmarrësit të jenë aktivë dhe të angazhuar gjatë trajnimit. Ajo ishte më e emocionuar për vendosjen së skenës për analizën e të dhënave dhe teknikat e vizualizimit të të dhënave: “Mezi pres të zhvilloj përmbajtje për fushatën në mediat sociale që do të jetë e fokusuar, specifike dhe që do të përmbajë infografikë. Për më tepër, mezi pres të lidhem me anëtarët e tjerë të ICEDA-s si një platformë për të shkëmbyer përvoja dhe ide për projektet e ardhshme.”

Ines Mërdoviqit nga Aksioni për drejtësi sociale dhe Erdonita Ahmetit nga Internews Kosova iu pëlqeu shumë trajnimi, duke thënë se kanë mësuar shumë gjëra, veçanërisht për temat që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, mediat dhe informimin publik. “Me të vërtetë duhet t’i detyrojmë mediat të fokusohen dhe të vijnë tek ne për të krijuar lajme të vërteta që janë me të vërtetë efektive, dhe ne jemi ata që mund ta bëjnë këtë. Ata e publikojnë atë që mendojnë se do t’u sjellë më shumë shikime dhe ne jemi ata që klikojmë në lajmet e tyre, kështu që nëse fillojmë të interesohemi më shumë për lajmet që janë vërtet të rëndësishme dhe mund të na ndihmojnë vërtet ta bëjmë një botë më të mirë, mediat do të fillojë edhe ta publikojnë këtë, kështu që varet më shumë nga ne.” – theksoi Erdonita. Ajo gjithashtu potencoi se sesionet që kishin të bëjnë me shërbimet elektronike ishin vërtet të rëndësishme për të “Sot, për shkak të Kovid-19, gjithçka bëhet online dhe shërbimet elektronike kanë ndihmuar shumë në këtë mënyrë të funksionimit, sepse ne tashmë mund të bëjmë gjithçka që na nevojitet pa dalë nga shtëpia. Përveç kësaj, ne kursejmë kohë dhe jemi edhe më të sigurt sepse çdo gjë e bëjmë nga shtëpia”.

Burimi: fotografi ga ZOOM-i, Trajnimi për avokim

Trajnimi ishte dedikuar për të ngritur kapacitetin e nën-grantistëve të нshpërblyer dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA nga cikli i dytë i skemës së granteve të vogla LOT 2: Grantet e ndara për iniciativat për avokimin e Agjendës Digjitale, gjegjësisht nga Shqipëria – Instituti për Konsulencë në Marketing dhe Menaxhim, Qendra Orbis, Rrjeti i profesionistëve të rinj (YPN), nga Kosova –Internews Kosova, Next Gen Networks Institute, Qendra e Kosovës për Arsim në Distancë (QKDAD) -Mëso Online , Instituti i Demokracisë për Zhvillim, nga Mali i Zi – Aksioni për Drejtësi Sociale, Zona aktive, Qendra për Edukim Politik, Prindërit nga OJQ-të, nga Maqedonia e Veriut – Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21, Forumi Arsimor Rinor dhe nga Serbia – Qendra për Zhvillim Demokratik Europolis së bashku me partnerët e tyre mediatikë dhe partnerët e ICEDA-s.

Burimi: fotografi ga ZOOM-i, Trajnimi për avokim

Burimi: fotografi e Miro, Trajnimi për avokim

Moderatorë dhe ekspertë që i udhëhoqën pjesëmarrësit në këtë udhëtim për ngritjen e kapaciteteve ishin Milla Josifovska Danillovska – Menaxhere e Programit për Llogaridhënie Sociale dhe të Drejtat e Njeriut në Fondacionin Metamorfozis, Misha Bojoviq – Hulumtues i lartë në CRTA, Qëndresa Sulejmani – Drejtoreshë e Programeve në Fondacionin Metamorfozis, Blerta Thaçi – Drejtoreshë Ekzekutive e Open Data Kosovo dhe eksperte në teknologjinë civile, Snezhana Nikçeviq – koordinatore e projekteve në OJQ 35MM dhe anëtare e grupit punues për strategjinë për transformim digjital të Malit të Zi, Marija Stefanoviq – hulumtuese cilësore në CRTA, Jovana Preshiq – verifikuese e fakteve në Istinomer, Aldo Merkoçi – Drejtor i MJAFT! ekspert për lëvizje, debat dhe politika, Angjela Gjurashkoviq – Themeluese e Eco-Korijen dhe Eksperte e Komunikimeve, Goce Arsovski – Psikolog, Hulumtues dhe Oficer për Mbështetjen të Programeve në Fondacionin Metamorfozis, Ervin Qafmolla – Ekspert i Komunikimit dhe Producent Mediatik, Danillo Krivokapiq – Drejtor i Fondacionit SHARE dhe Ekspert për Mbrojtjen e të Dhënave, Kristina Mand – Eksperte e Lartë për e-Demokraci në Akademinë për e-Qeverisje dhe Xheni Lame – Koordinatore e projekteve në MJAFT! dhe studiuese.

Burimi: foto nga Mentimeter, Trajnim për përfaqësim ———————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: