Afrohet afati i fundit për paraqitjen e ideve për ngjarje për “Meet and Code!” – 15 shtator 2018. Ngjarjet që do të zgjidhen do të marrin grant prej 300 eurosh për organizimin e tyre!
Punëtori për programim, hakatone, ligjërata, gara, mbrëmje programimi, orë për robotikë etj. Këto janë vetëm disa shembuj të ngjarjeve që mund të organizohen dhe të fitojnë grant prej 300 eurosh! Imagjinata juaj është kufiri.
Paraqitja e ngjarjeve bëhet deri më: 15.09.2018
Regjistrojeni organizatën tuaj dhe paraqiteni ngjarjen
A jeni organizatë jofitimprurëse dhe dëshironi të organizoni ngjarje për të promovuar programe për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 8-24 vjeçare? Nëse keni ide për ngjarje, ju inkurajojmë që tа regjistroni organizatën tuaj tani! Do të duhet të dërgoni dokumente për të dëshmuar se jeni organizatë jofitimprurëse (Statutin e organizatës dhe Vërtetimin për gjendjen aktuale të Regjistri qendror i Maqedonisë), si dhe numrin e llogarisë bankare të organizatës (me IBAN dhe BIC).
Para se të dërgoni një ide për ngjarje, duhet të krijoni llogari të organizatës dhe ta zgjidhni një emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin. Me këto të dhëna, shfrytëzuesi mund të hyjë në llogarinë e tij dhe ta menaxhojë atë. Çdo ngjarje e paraqitur do të vlerësohet në përputhje me kriteret e miratuara dhe organizata do të informohet për vendimin nëpërmjet me e-mail-it.
Kushtet për pjesëmarrje
Kontrolloni se cilat janë kushtet për të aplikuar për grant për “Meet and Code” dhe cilat janë kriteret për përzgjedhjen e ideve të paraqitura.
Meet and Code Award (Shpërblimi “Meet and Code”)
Këtë vit, “Meet and Code” do t’i shpërblejë ngjarjet më të mira dhe do t’i publikojë aktivitetet e tyre para publikut të gjerë. Shpërblimet do të ndahen për tre kategori:
- Kick and Code (kategori tematike)
Ngjarje të “Meet and Code” që kërkojnë të zgjidhin ndonjë problem të futbollit që lidhet me TI-në ose që e përdorin futbollin si temë për t’i njoftuar fëmijët me programimin. Kërkojmë ngjarje që i lidhin këto dy tema në mënyrë kreative dhe që kanë qëllim të caktuar për të arritur deri te grupi i synuar dhe për t’i afruar ata me botën e programimit dhe të TI-së.
- Innovation (Novacioni)
Ngjarje të “Meet and Code” që zhvillojnë dhe promovojnë metoda kreative të mësimdhënies dhe/ose që i shqyrtojnë temat aktuale digjitale/të TI-së. Kërkojmë ngjarje që janë të novatore në mënyrat e tyre për të arritur te grupi i synuar dhe që e lidhin atë me tema që kanë të bëjnë me TI-në, si dhe ngjarje që fokusohen në teknologjitë që vendosin trende të reja, që e formësojnë të ardhmen dhe teknologjitë që shkaktojnë tronditje në treg, siç janë “interneti i gjërave” (Internet of Things – IoT), Blockchain, inteligjenca artificiale, 3D printimi etj.
- Diversity (Diversiteti)
Ngjarje të “Meet and Code” që e përdorin TI-në ose tema të tjera digjitale për t’i trajtuar dhe për t’i zvogëluar pabarazitë e pranishme në komunitetin e tyre ose në përgjithësi në shoqëri. Kërkojmë ngjarje që i rrisin mundësitë e barabarta, që e promovojnë tolerancën dhe që i eliminojnë pabarazitë në bazë të gjinisë, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, statusit social dhe ekonomik etj.
Në çdo kategori do të nderohen pesë ngjarje dhe dy përfaqësues të secilës organizatë do të ftohen në ngjarjen përmbyllëse dyditore në selinë e kompanisë SAP në Walldorf, Gjermani. Përveç kësaj, fituesi i vendit të parë të çdo kategorie do të marrë një shpërblim prej 2.500 eurosh.
Kjo iniciativë është zhvilluar nga “Haus des Stiftens gGmbH” – Gjermani, dhe mbështetet financiarisht nga kompania gjermane SAP, me seli në Waldorf.
Nëse keni ndonjë pyetje ose nëse keni nevojë për ndonjë informacionë shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: macedonia@meet-and-code.org (personi për kontak: Valon Abdiu, tel: 070-335-522).
Ndaje: