Fondacioni Metamorfosis në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft në Kosovë, me datën 22 mars organizuan konferencën Tech4Good në Prishtinë me pjesëmarrje të gjërë të përfaqësuesve të sektorit qytetar.

Konferenca, pati një fokus të veçantë të ndihmojë sektorin civil në transformimin dixhital me qëllim që përmes të gjitha donacioneve të ofruara përmes platformës TechSoup Balkans nga donatori Microsoft, organizatat jofitimprurëse arrijnë potencialin e tyre maksimal me kosto minimale.

33563773826_9bc3846df3_o

“Ne si Agjencion I shoqërisë së informacionit besojmë se me përdorimin e teknologjisë edhe organizatat jofitimprurëse mund të arrijnë më shumë në një botë ku përfshirja dhe aksesi në internet janë shumë të rëndësishme. Kjo konferencë synon tu prezantojë organizateve jofitimprurëse në Kosovë mundësitë që u ofron Microsoft nëpërmjet paketave softuerike në mënyrë që të realizojnë misionin dhe objektivat e tyre më me sukses.” tha Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së shoqërisë së informacionit në Kosovë z. Kujtim Gashi.

32761828414_1937a0133f_o

Këto donacione ofrohen përmes programit Techsoup Balkans i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfosis dhe ofron një spektër të gjërë produktesh softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund të përfitohen falas ose duke paguar një taksë minimale administrative.

“Microsoft është duke bërë këtë ndryshim dhe është duke ndihmuar në përmirësimin jetës ose më mirë të them të jetuarit në botën digjitale. Në këtë mënyre Microsoft mbështet punën e tyre në komunitet dhe përmes teknologjive moderne dhe ndihmon ato të jenë më efikase, efektive dhe inovative në veprimtarinë e tyre të rëndësishme.” – tha Agon Baruti, Menaxher për zhvillimin e biznesit në Microsoft në Kosovë.

33447650712_04e941fbae_o

“Techsoup është një rrjet organizatash jo qeveritare ku donatorë të ndryshëm siç është Microsoft, ndihmojnë këto entite me donacione softuerike. Ne në Fondacionin Metamorfozis, përmes konsulencave falas dhe donacioneve softuerike në kuadër të programit TechSoup Balkans, ndihmojmë organizatat e shoqërisë civile që të arrijnë potencialin e tyre maksimal dhe të realizojnë misionin e tyre në mënyrë sa më efikase dhe me më pak kosto,” tha Adrijana Selmani, Koordinatore e projektit për donacione softuerike TechSoup Balkans.

Këto donacione janë në dispozicion të organizave jofitimprurëse me status shoqatë e qytetarëve. Përfaqësuesit e sektorit qytetarë gjithashtu mund të përfitojnë donacione të Microsoft Office 365 dhe Microsoft Azure të cilat organizatave ju ofrojnë mundësi pakufi me qëllim që misioni i tyre të realizohet më shpejtë me ndihmën e këtyre teknologjive të cilat mund ti fitojnë falas, me pagesë ose duke fituar donacion prej 5000 dollarëve për Microsoft Azure.

32790376103_228c2b4d6a_o

Me këtë platformë organizatat do të rrisin produktivitetin, ulin shpenzimet dhe lehtësojnë menaxhimin e burimeve IT.

“Njohuria që kanë organizatat rreth këtyre produkteve që ofrohen nga Microsoft mund tu lehtësojnë më së shumti proceset e punës. Microsoft në bashkëpunim me Metamorfozis përmes këtyre donacioneve ndihmojmë organizatat e shoqërisë civile në transformimin e tyre dixhital,” tha Menaxherja e Microsoft në programet për edukim në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Vlora Ademi.

IMG_2910

Në këtë konferencë, të pranishmit kishin mundësi të dëgjojnë edhe praktikat më të mira nga dy organizata të sektorit civil “Open Data Kosovo” dhe “Community Development Fund”, të cilët kanë shfrytëzuar donacionet softuerike dhe “cloud” përmes programit për donacione “TechSoup Balkans” dhe kanë lehtësuar punën e tyre me shfrytëzimin e këtyre donacioneve. Poashtu u prezantuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat jofitimprurëse në Kosovë dhe theksuan se teknologjia me të vërtetë ka ndihmuar këto dy organizata të tejkalojnë vështirsitë finansiare dhe të ulin shpenzimet e organizatave përmes shfrytëzimit të donacioneve.

Vizitoni galerinë e të gjitha fotografive nga ngjarja këtu.

Gjithashtu mund të ndiqni zhvillimet më të fundit në mediat sociale përmes hashtagut #Tech4Good.

Ndaje: