Sot, në ambientet e Qendrës për resurse në Gostivar, përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis e prezantuan program për donacione softuerike, Techsoup Maqedonia e Veriut, i cili ofron një gamë të gjerë produktesh softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund të merren falas ose me pagesa të një takse minimale administrative.
programi Techsoup, si një urë lidhëse ndërmjet OJQ-ve dhe partnerëve donatorë, të cilët me produktet e tyre softuer e ndihmojnë sektorin civil në transformimin digjital, duke e arritur kështu potencialin e tyre maksimal me shpenzime minimale.
Koordinatori i projektit, Valon Abdiu, e prezantoi programin, duke shpjeguar në fillim se çfarë mundësish u ofrohen OJQ-ve, kush janë donatorët në këtë program dhe cilat produkte softuerike ofrohen për OJQ-të në kuadër të Techsoup-it. OJQ-ve iu prezantua një krahasim i çmimeve komerciale të produkteve softuerike me taksën administrative, të cilën do ta paguanin për produktin e njëjtë nëse do ta porosisnin në faqen e Techsoup Maqedonia e Veriut.
Më pas, ai shpjegoi se si OJQ-të mund të regjistrohen në këtë platformë, çfarë dokumentesh nevojiten gjatë procesit të regjistrimit, si dhe kualifikimin përfundimtar pas shqyrtimit të dokumentacionit të parashtruar.
Në pjesën e fundit të ngjarjes, pjesëmarrësve iu tregua praktikisht se si mund të porositen produktet, si bëhet pagesa, dhe në fund se si shkarkohen dhe si instalohen produktet e blera.
Prezantimi ishte interaktiv, me ç’rast u dha përgjigje në pyetjet e parashtruara nga përfaqësuesit e pranishëm të OJQ-ve nga Gostivari.
Ndaje: