Ekipi i Resurseve të hapura arsimore në kuadër të Fondacionit Metamorfozis nga Shkupi i fton të gjithë mësimdhënësit, mësimdhënëset, të gjithë kuadrin mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla për solidaritet dhe aksion të përbashkët. Arsimi cilësor për të gjithë nxënësit nuk duhet të lihet pas dore edhe në rrethanat në të cilat gjendemi sot. Duke i përdorur, por edhe duke i shpërndarë resurset tona arsimore (leksionet, ushtrimet, prezantimet, etj.), sigurohemi se të gjithë nxënësit fitojnë arsim të lirë, falas, por edhe cilësor – pavarësisht nga vendbanimi, statusi shoqëror ose gjuha e mësimit.

Për këtë qëllim, ueb-faqja e Resurseve të hapura arsimore do të mbetet e lirë dhe falas për përdorim, dhe do të shërbejë si një vend ku mësimdhënësit dhe mësimdhënëset mund të hapin profilin e tyre, të shohin dhe të marrin resurse, por gjithashtu edhe të fusin resurse të tyre, të licencuara në mënyrë adekuate, gjegjësisht të hapura dhe falas për t’u përdorur në mësimdhënie.

Fondacioni Metamorfozis mbetet në dispozicion për çdo pyetje, probleme teknike ose më shumë informacion në lidhje me aktivitetet që kanë të bëjnë me RHA-të, në e-mail-in info@metamorphosis.org.mk, si dhe përmes formularit për kontakt që gjendet në këtë link.

Ndaje: