Regjimi “Inkognito” është një veçori e Google Chrome që ju mundëson të fshini automatikisht të dhëna të caktuara në lidhje me aktivitetin tonë në internet. Në shfletues të tjerë ky funksion mund të gjendet edhe nën emrin “regjim i shfletimit privat”.

Edhe pse quhet “inkognito” ose “privat”, është mirë ta dini se përdorimi i këtij mjeti nuk e mbron plotësisht informacionin rreth aktivitetit tonë në internet.

Përdorimi i regjimit “Inkognito” do të thotë që Chrome nuk do t’i ruajë të dhënat tona të kërkimit, kukit dhe të dhënat nga ueb-faqet që i kemi vizituar, si dhe informacionin e futur në formularë. Kjo do të thotë se një informacion i tillë do të jetë i “padukshëm” për përdoruesit e tjerë të pajisjes nga i cili është kryer aktiviteti, por do të mbetet në dispozicion për ofruesin e shërbimit të internetit, punëdhënësin ose shkollën që është pronare e pajisjes, si dhe për ueb-faqet e vizituara.

Ndaje: