Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA”, CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi) në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis (Maqedonia e Veriut) dhe partnerët, organizon një ngjarje rajonale: “Dialogje Rajonale për Agjendën Digjitale: inteligjenca artificiale dhe algoritmet në e-shërbimet qeveritare”. Ngjarja do të mbahet më 9 korrik 2021 (e premte)Impact Hub – Beograd duke filluar nga ora 09:30 deri në orën 12:10, dhe do të jetë i hapur për publikun e gjerë përmes platformës ZOOM dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje është përhapja e njohurive midis udhëheqësve rajonalë dhe fillimi i diskutimeve dhe dialogut produktiv mbi mundësitë dhe sfidat e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) në shërbimet publike. Trendi sipas të cilit algoritmet i kryejnë detyrat në vend të njerëzve është gjithnjë e më shumë pjesë e operacioneve qeveritare, madje edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Algoritmet “fshehurazi” drejtojnë shumë procese në prapavijë, dhe shpesh publiku i gjerë nuk ka njohuri për këto procese, gjë që sjell një efikasitet të jashtëzakonshëm. Megjithatë, një qeverisje e tillë mund të jetë e rrezikshme sepse algoritmet mund të marrin vendime të njëanshme, e madje edhe të dëmshme, ndërsa kornizat e përgjegjësisë shpesh mungojnë. Për këtë arsye, ngjarja do t’i shqyrtojë algoritmet në e-shërbimet qeveritare në Serbi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Folës në këtë ngjarje pritet të jenë përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve dhe përfaqësues të OSHC-ve nga vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht:

  • Z. Albert Aliu, Global CT (Kosovë *)
  • Z. Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis (Maqedonia e Veriut)
  • Z. Drazhen Vujoviq, Qeveria e Malit të Zi (Mali i Zi)
  • Znj. Ersila Qeramishiu, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (Shqipëri)
  • Znj. Jelena Kociq, Shoqëria serbe për AI (Serbi)
  • Z. Kosta Petrov, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (Maqedonia e Veriut)
  • Znj. Misha Bojoviq, hulumtuese e lartë në CRTA (Serbi)

Ngjarja është e hapur dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe të gjitha palët e tjera të interesuara. Ngjarja do të mbahet në anglisht, por është siguruar përkthim në gjuhën maqedonase, shqipe, serbe dhe malazeze për pjesëmarrësit që do ta ndjekin atë në platformën ZOOM.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë ftohen ta plotësojnë formularin e regjistrimit: https://forms.gle/k4WUxJwpxVkKGi7f6

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë *). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

* Ky emërtim është pa paragjykim të qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244/1999 dhe Mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Ndaje: