Kemi nderin t’u ftojmë në ditët e hapura që do të mbahen në ndërtesat e komunave në
- Çair më 15 qershor (e mërkurë) prej orës 12 deri në orën 13.
- Dibër më 16 qershor (e enjte) prej orës 12 deri në orën 13.
- Gostivar më 17 qershor (e premte) prej orës 12 deri në orën 13.
- Tetovë më 17 qershor (e premte) prej orës 14 deri në orën 15.
Komisionet për marrëdhënie ndëretnike (KMN) janë trupa të përbërë nga përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike në komunat multietnike, të cilat, Këshillat komunalë janë të obliguar t’i konsultojnë gjatë zgjidhjes së çështjeve që ndërlidhen me identitetin etnik.
Në kuadër të ditëve të hapura do të promovohen edhe dy botime që janë përgatitur me përkrahjen e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit MEK – Model për komunikim efikas ndërmjet Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve, ku janë përcjellur përvojat e mbledhura dhe jepen orientime për punën e mëtutjeshme edhe të KMN-ve edhe të institucioneve të sistemit. Botimet që do të promovohen janë në dispozicion në 7 gjuhë që fliten në Maqedoni, si dhe në gjuhën angleze.
- Doracaku për Komisionet për marrëdhënie ndëretnike – me të cilin sqarohen kornizat ligjore dhe jepen orientime praktike për të gjitha palët e involvuara
- Përfundime dhe rekomandime nga konferenca “Si deri te KMN më efikase?” që është mbajtur në Shkup, më 9 mars 2011, me pjesëmarrje të pushtetit qendror dhe atij lokal, si dhe sektorit qytetar.
Projekti MEK është realizuar gjatë vitit 2010 dhe në fillim të vitit 2011, me ç’rast përveç botimeve, u mundësua edhe zhvillimi i përmbajtjeve për e-mësim dhe infrastruktura informatike për memorje institucionale të KMN-ve, të cilat janë në dispozicion të publikut nëpërmjet ueb-faqes www.mek.mk.
Ndaje: