Në seancën e 6 dhjetorit, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska.
Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë dhe organeve të tjera të pushtetit ekzekutiv, avancimi i aftësive digjitale të institucioneve për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e hapjes së të dhënave, si dhe forcimi i mekanizmave të llogaridhënies për hartimin e politikave.
Masat janë shtjelluar më hollësisht në Planin e Veprimit për periudhën 2023-2026, ku janë konkretizuar me aktivitete, afatin kohor të zbatimit, vlerësimin e burimeve të nevojshme financiare për realizimin e aktiviteteve, bartësit e aktiviteteve, si dhe instituciotnet e përfshira në zbatimin e aktivitetit.

Foto: Qeveria e RMV-së

Strategjia është rezultat i punës së grupit të përbërë nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave, të botës akademike dhe të institucioneve, që është pjesë e mbështetjes që Fondacioni Metamorfozis e ofron në kuadër të bashkëpunimit me Kabinetin e Zëvendëskryeministres Gërkovska dhe përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV”, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

————————————————————————————————————————————-

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: