Fondacioni Metamorfozis, së bashku me zyrën lokale të “Microsoft”, e organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “Me teknologji drejt suksesit”.

Ngjarja do të mbahet më 28 qershor, në hapësirat e Orion Conference Center (salla Orion), Prishtinë, me fillim në orën 10:00.

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë që të fitojnë donacione softuerike nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Kosovë dhe Ballkan e implementon Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans.

Në këtë ngjarje do të prezantohen këshilla dhe shembuj konkretë të funksionaliteteve të Office 2016 për produktivitet, punë ekipore, kreativitet dhe shumë më tepër. Poashtu do të prezantohet oferta e re e Microsoft-it për organizatat joqeveritare: Platforma për të dhënat dhe Power BI, si dhe shumë teknologji të tjera që kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, për pjesëmarrje ju lutemi plotësoni këtë formular-onlajn, më së voni deri më 27 qershor deri në orën 18:00.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet sipas renditjes së paraqitjes.

Për pjesëmarrësit e qyteteve tjera, do të kompensohen harxhimet e rrugës në lartësi të biletës kthyese të autobusit.

Hashtag-u i ngjarjes është: #Tech4Good

Në qoftë se keni pyetje plotësuese mund të na drejtoheni në këtë adresë të e-mail-it: adrijana@metamorphosis.org.mk, personi për kontakt Аdrijana Selmani.

Në vazhdim gjendet agjenda e ngjarjes:

Аgjenda

agjenda web ks

 

 

Ndaje: