Fondacioni Metamorfozis, përmes përfaqësueses së tij, Milla Josifovska Danillovska (Menaxhere e Programeve për Llogaridhënie Sociale dhe të Drejtat e Njeriut Online), ishte pjesë e ngjarjes së këtij viti të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN Hub, Internet Freedom Meet (Takimi për lirinë në internet). Ngjarja u zhvillua në datat 24-28.09.2022 në Tiranë, me fokus të veçantë në përdorimin e teknologjisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Formati i ngjarjes ishte një kombinim i shkëmbimit të mendimeve dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve përmes diskutimeve, prezantimit të njohurive dhe informacioneve praktike, si dhe analizës së të dhënave për tema të ndryshme – feminizmi dhe interneti, dhunimi i të drejtave të njeriut të komunitetit LGBT online, lidhja mes zgjedhjeve dhe rrjeteve sociale, inteligjenca artificiale dhe (keq)përdorimi i saj etj. Në të njëjtën kohë, në kuadër të Takimit për lirinë në internet, pjesëmarrësit patën mundësinë ta vizitojnë Shtëpinë e Gjetheve në Tiranë, ish-selinë e Gestapos gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe të shërbimit sekret shqiptar në periudhën ndërmjet viteve 1945 -1991, e vendosur në kuadër të Muzeut të Mbikëqyrjes.
Ngjarja ishte gjithashtu një vend takimi për organizatat anëtare të Rrjetit të të Drejtave Digjitale të Evropës Juglindore, pjesë e të cilit është edhe Fondacioni Metamorfozis. Më shumë informacion rreth rrjetit mund të gjeni në këtë link: SEE Digital Rights Network.
Ndaje: