Më 22 nëntor 2023, me ftesë të OJQ-së 35mm (Mali i Zi), përfaqësuese nga Fondacioni Metamorfozis kryen një transferim online të njohurive dhe praktikave të mira në lidhje me procesin e Partneritet për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut, për kolegët nga sektori civil në Mal të Zi, të cilët janë pjesë e trupit operativ për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Mal të Zi. Në takimin online, në emër të Fondacionit Metamorfozis morën pjesë Marijana Jançeska, Specialiste për inkurajimin e hapjes dhe pjesëmarrjes, Dançe Danillovska Bajdevska, Drejtore e programeve dhe Milla Josifovska Danillovska, Koordinatore e programeve.

Burimi: Fragment nga takimi

Nga ky vit, Fondacioni Metamorfozis u bë koordinatori i ri i Rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për Partneritet për Qeverisje të Hapur e cila paraqet strukturë për koordinimin e procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut në bazë të përvojës ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjitha palëve të përfshira dhe forcimit të monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve në kuadër në kuadër të PQH-së.

Aktualisht është në zhvillim e sipër hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2023-2026, gjegjësisht është duke u punuar për t’ua komunikuar angazhimet institucioneve të pushtetit ekzekutiv, të cilat janë dhënë si propozim përmes grupeve të punës.

Më shumë informacion rreth këtij procesi mund të gjeni në Portalin PQH – Portali për përfshirje dhe punë me iniciativën PQH në RMV (ovp.gov.mk), i cili u zhvillua nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të Projektit për Pjesëmarrje Qytetare me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ndaje: