Shtatëdhjetë e tre vjet më parë, në ditën e sotme, më 10 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Që atëherë e deri më sot neni 1 i cili thotë “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta” është baza për zhvillimin e çdo shoqërie demokratike.
Ndryshimet klimatike, pasojat e vitit të dytë të pandemisë së virusit Kovid-19 dhe zhvillimi i teknologjive digjitale kanë paraqitur një sërë sfidash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që janë të rrezikuara. Diskriminimi dhe pabarazia po përhapen në të gjitha segmentet e jetës sonë të përditshme.
Duke qëndruar në udhëkryqin ku secili prej nesh duhet të zgjedhë rrugën e duhur, Fondacioni Metamorfozis, si edhe deri tani, do të vazhdojë të synojë avancimin dhe forcimin e të drejtave të njeriut, forcimin dhe avancimin e demokracisë. Baza e punës dhe veprimit tonë është të punojmë edhe më shumë dhe të punojmë për promovimin e lirisë së mendimit dhe shprehjes, ndalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e privatësisë, si një nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut në sferën digjitale dhe më gjerë, si parakushte kyçe për mirëqenien e çdo individi në shoqëri dhe parakusht për ndërtimin e një demokracie të shëndetshme dhe të zhvillua.
Ne konsiderojmë se informacioni i saktë dhe i verifikuar është i nevojshëm për një vendimmarrje demokratike të bazuar në shkencë dhe vendimtar për ndërtimin e besimit dhe barazisë.
Fondacioni Metamorfosis ua uron të gjithëve 10 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe i fton të bashkohen me ne në promovimin dhe forcimin e tyre në komunitetet e tyre.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Fondacioni Metamorfozis
Ndaje: