Marijana Jançeska, si përfaqësuese e Fondacionit Metamorfozis, mori pjesë në forumin e dytë rajonal të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor. Takimi i cili u zhvillua nga data 12 deri më 14 shtator 2023 në Tivar të Malit të Zi, u organizua nga NDI.

Jançeska në këtë takim e prezantoi rrjetin e organizatave të shoqërisë civile ACTION SEE nga Ballkani Perëndimor.

ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore) është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë së bashku për të promovuar dhe për të siguruar përgjegjësi dhe transparencë të qeverisë në rajonin e Evropës Juglindore, për ta rritur potencialin për aktivizëm qytetar pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në internet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet dhe interesin midis organizatave të shoqërisë civile dhe individëve në rajon për përdorimin e teknologjisë në punë për promovimin e demokracisë.

Projekti që u zbatua nga shtatori 2022 deri në shtator 2023, me mbështetjen e NDI, e forcoi ndjeshëm rrjetin ACTION SEE. Përmes këtij projekti u forcuan përpjekjet e organizatave të përfshira të shoqërisë civile për të zgjidhur dhe promovuar çështjet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë përmes rrjetëzimit, ndërtimit të kapaciteteve dhe avokimit, në mënyrë që të përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, por edhe me institucionet publike. Marrëdhëniet e përmirësuara çuan në ndërtimin e koalicioneve, përmirësimin e angazhimit publik dhe mundësi më të mëdha për organizatat e shoqërisë civile për të ndikuar në hartimin e politikave.

Ndaje: