Mësoni si ta mbroni privatësinë në botën digjitale!

Kur: 12 prill, me fillim në orën 15:00
Sa do të zgjasë? Një orë!
Çmimi i pjesëmarrjes? FALAS!
Si të regjistrohem? Klikoni këtu: https://attendee.gotowebinar.com/register/2095598076105001219
Në cilën gjuhë do të mbahet uebinari? Ky uebinar do të mbahet në gjuhën maqedonase.

*Ky uebinar do të mbahet onlajn.

Ideja për atë se ç’është privatësia, ç’është e dhënë personale dhe diçka që na takon vetëm neve, është baza fillestare për zbulimin e problemeve të mundshme me të cilat mund të ballafaqohemi gjatë shfrytëzimit të përditshëm të internetit.

Cilat të dhëna duhet t’i trajtojmë si private dhe nuk duhet t’i shpërndajmë në internet? Për kë janë në dispozicion të dhënat tona personale që i shfrytëzojmë në internet? Si t’i udhëzojmë fëmijët t’i shfrytëzojnë të mirat e internetit dhe t’u shmangen rreziqeve me të cilat mund të ballafaqohen në të?

Ky uebinar do të japë përgjigje në pyetjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e privatësisë së më të rinjve në epokën digjitale:

• Çfarë vizitojmë në internet dhe a e dijmë se interneti është hapësirë publike?
• Kush jemi në internet dhe kush ka qasje në të dhënat tona personale?
• Gjeo-lokalizimi – a jemë të vetëdijshëm se na ndjekin?
• Çfarë emra të shfrytëzuesve dhe fjalëkalime përdorim dhe a jemi të mbrojtur nga vjedhja e identitetit në internet?
• Videombikëqyrja – kamerë e fshehtë apo diçka tjetër?
• Cilat të dhëna personale mund të keqpërdoren në internet?

Përshkrim i shkurtër për eksperten Еlena Trifunovska:

Еlena Trifunovska është magjistre e komunikimeve me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së privatësisë. Në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2014 ka punuar si këshilltare për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa prej atëherë punon si analiste në këtë fushë me theks të veçantë mbrojtjen e privatësisë në internet dhe në media. Paraqitet edhe si autore dhe bashkautore e disa publikimeve profesionale për mbrojtjen e të dhënave personale në disa fusha, analizave dhe hulumtimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullativës për mbrojtjen e të dhënave personale. Përveç të drejtës për privatësi, në fushën e saj të interesit janë edhe rregullativa mediatike dhe teoritë e informacionit dhe të komunikimit.

Mos e lëshoni këtë mundësi që të merrni pjesë në këtë uebinar, të mërkurën (12 prill).

Ndaje: