Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis organizon konferencën ndërkombëtare Open Data Conference në Shkup, e cila do të mbahet nga 18 deri më 20 maj 2022. Ky edicion i konferencës do të fokusohet në temën “Të dhënat dhe kultura e hapjes” dhe do të përbëhet nga sesione në panel, tryeza të rrumbullakëta dhe trajnime. Ngjarja organizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Konferenca synon të bashkojë komunitetin e të dhënave të hapura në mënyrë që të ndajë dhe të mësojë, të planifikojë dhe të bashkëpunojë për të ardhmen e të dhënave të hapura, me theks të veçantë në situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës treditore një spektër i gjerë praktikuesish në fushën e të dhënave të hapura, përfaqësues të qeverive dhe komunave, mediave, komunitetit të përdoruesve, si dhe përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të të dhënave nga Maqedonia e Veriut, Ballkani Perëndimor dhe bota, do të ndajnë mendimet e tyre, idetë, përvojat dhe sfidat që lidhen me zbatimin e aktiviteteve të të dhënave të hapura.

Në konferencë pritet të diskutohet dhe të debatohet për politikën e të dhënave të hapura për qytetet e hapura – në aspektin e sfidave, arritjeve dhe planeve teknike dhe jo-teknike. Folësit do të adresojnë nevojën për të përshpejtuar ndërveprimin, automatizimin dhe cilësinë e të dhënave, si procese në prapavijë që do t’i japin vlerë më të madhe të dhënave të hapura.

Agjendën e ngjarjes mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: Agenda- Open Data Conference

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/3rY9GyW

Ju inkurajojmë të shpërndani informacionin me partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj nëse mendoni se tema është me interes për ta.

Ndaje: