“Festivali jonë i vogël” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kulturore dhe nivelin e edukimit joformal te fëmjët, ndërsa në programin e saj janë përfshirë një numër i madh punëtorish edukative, projektime të filmave për fëmijë të produksionit evropian dhe shumë përmbajtje edukative.

Qëllimi primar i aktiviteteve edukative është t’u mundësohet fëmijëve ta pasurojnë dijen e tyre jashtë edukimit formal, duke marrë pjesë në punëtori të dizajnuara në mënyrë speciale që ta nxisin anën kreative të personalitetit të tyre, ndërsa programi i filmit evropian ofron një përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave të dedikuar për publikun e fëmijëve, që paraqet një shtytje plotësuese për zgjerimin e horizonteve kulturore në drejtimin e duhur, por edhe për zhvillimin e personalitetit të fëmijëve në përgjithësi.

“Festivali jonë i vogël” është i organizuar nga ana e produksionit “Nashe Maallo” me rastin e 15 vjetorit të ekzistimit të tij, dhe atë e ka përkrahur Ministria për kulturë e Republikës së Maqedonisë, Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Zyra e BE-së në Shkup, Fondacioni Metamorfozis, si dhe komunat Veles, Çair, dhe Qendra kulturore-informative e serbëve në Maqedoni.

Fondacioni Metamorfozis do të organizojë dy punëtori në kuadër të festivalit: “Nevoja për ripërdorim”, ku do të përgatiten sende artistike nga mbeturina të imëta elektronike dhe nëpërmjet mënyrave kreative për ripërdorim, e-mbeturinat do të ridestinohen në gjëra të dobishme, dhe “Me kujdes në internet, për çet të sigurt”, ku duke luajtur lojëra, duke shikuar filma të shkurtër dhe duke zgjidhur kuize të animuara do të përcillen disa këshilla të rëndësishme që secili prej nesh duhet t’i ketë ndërmend kur e shfrytëzon internetin.

Programi i festivalit është pa pagesë, ndërsa dyert e Shtëpisë së ARM-së do të jenë të hapura për të gjithë vizitorët prej orës 10 deri në orën 16, gjatë tre ditëve të festivalit.

Vizitoni ngjarjen e festivalit në Facebook, ku mund të merrni më tepër informata për të.

Ndaje: