Nga data 23 deri më 25 gusht 2023, u zhvillua një ngjarje për rrjetëzim i rrjetit ACTION SEE. Ngjarja kishte për qëllim të sigurojë hapësirë për diskutim dhe koordinim ndërmjet anëtarëve të rrjetit ACTION SEE.

Përfaqësues nga Open Data Kosovo, Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi, Mjaft! nga Shqipëria, “Zashto ne” nga Bosnja dhe Hercegovina, CDT nga Mali i Zi dhe Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut, diskutuan për aktivitetet e realizuara në kuadër të projektit ACTION SEE, risitë aktuale shoqërore në Ballkanin Perëndimor, por edhe planet për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore) është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë së bashku për të promovuar dhe për të siguruar përgjegjësi dhe transparencë të qeverive në rajonin e Evropës Juglindore, për ta rritur potencialin për aktivizëm qytetar pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në internet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet dhe interesin midis organizatave të shoqërisë civile dhe individëve në rajon për përdorimin e teknologjisë në punë për promovimin e demokracisë.

Ndaje: