Takimi fillestar kombëtar i Rrjetit për përfaqësim i projektit ICEDA në Maqedoninë e Veriut u mbajt sot, më 18.12.2020, në internet. Në takim morën pjesë nën-grantistët e rinj dhe anëtarët e rrjetit, gjegjësisht Koalicioni Rural, AGTIS – Shoqata për Tolerancë Qytetare dhe Bashkëpunim dhe SMART UP – Laboratori për Inovacionine Sociale. Qëllimi i takimit ishte sigurimi i hapësirës për rrjetëzim të nën-grantistëve/anëtarëve të rrjetit ICEDA dhe njohja e tyre me projektin dhe rrjetin ICEDA, rregullat për raportimin dhe dukshmërinë e projektit, si dhe hapat e ardhshëm për ndërtimin e kapaciteteve të tyre dhe funksionimin e rrjetit.

Fondacioni Metamorfozis dhe partnerët e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, kanë kënaqësinë t’ju informojnë se 15 nën-grante (grante të vogla) janë ndarë përmes ciklit të parë të Skemës së granteve të vogla LOT 1: Ndarja e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes.

15 grantet e vogla u ndanë për 3 organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat në periudhën e ardhshme, si pjesë e rrjetit ICEDA, do të punojnë në krijimin dhe menaxhimin e Qendrave civile për të mbështetur e-qeverisjen, përmes të cilave do të ndihmojnë grupet e tyre të synuara për të përdorur shërbime të caktuara elektronike dhe për të përhapur edukimin digjital.

Më shumë informacion mbi 15 nën-grantet e dhëna në Ballkanin Perëndimor, të mbështetura nga ICEDA, mund të gjeni këtu.

 

 

 

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: