Më 16 prill të vitit 2021, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit të USAID për Pjesëmarrjen Qytetare, organizoi një takim përfundimtar koordinues për të përmirësuar transparencën dhe hapjen e të dhënave të njësive të vetëqeverisjes lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e implementuara dhe dokumentet përfundimtare që u përgatitën si rezultat i mbështetjes që morën 17 komuna.

Në periudhën e kaluar, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe lehtësuesit, siguri mbështetje të drejtpërdrejtë për 17 njësitë e mëposhtme të vetëqeverisjes lokale për të përmirësuar transparencën dhe për hapjen e punës së tyre: Kavadari, Shtipi, Prilepi, Zërnovci, Vevçani, Aerodromi, Gjorçe Petrovi, Ohri, Likova, Kumanova, Dollneni, Tetova, Zhelina, Rosomani, Strumica, Vasileva dhe Qyteti i Shkupit.

Gjatë muajve mars dhe prill, secila komunë ka punuar në përgatitjen e grupeve të të dhënave të hapura që do të publikohen në ueb-faqet e tyre në periudhën e ardhshme.

Aktivitetet e implementuara kontribuojnë në përpjekjet e komunave për të qenë më të hapur ndaj qytetarëve dhe për ta bazuar transparencën në të dhëna dhe informacione të hapura.

Ndaje: