Në periudhën prej 24 deri më 26 dhjetor 2014, në Bosnje, përfaqësues të rrjetit “ACTION SEE“ bisueduan për aktivitetet e mëtutjeshme të cilat do t’i realizojë ky rrjet. Në mbledhjen treditore morën pjesë përfaqësues nga katër organizata të përfshira, nga katër vende të ndryshme të Ballkanik: “Metamorfozis” nga Maqedonia, CDT nga Mali i Zi, “Zashto ne” nga Bosnja dhe Hercegovina dhe “CRTA” nga Serbia.

Mbledhja treditore filloi me planifikimin e trajnimeve që do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm në çdo vend të rrjetit, nl kuadër të projektit Data Academy. U diskutua në përgjithësi për trajnimet, agjendën, rolet dhe kurrikulën. Dy ditët tjera, organizatat biseduan për projekte dhe çështje të tjera në të cilat do të punojnë, si dhe diskutuan më detajisht për konferencën e sivjetme POINT, që do të mbahet këtë pranverë në Sarajevë.

Katër organizatat nga ish-republikat jugosllave e formojnë rrjetin rajonal “ACTION SEE” nëpërmjet të të cilit do të punojnë në promovimin dhe sigurimin e përgjegjësisë dhe transparencës së pushteteve në Evropën Juglindore. Organizatat angazhohen për rritjen e bashkëpunimit në fushën e transparencës dhe të përgjegjësisë së autoriteve të vendeve të rajonit, duke realizuar mbikëqyrje të përbashkët, informim të publikut, bashkëpunim dhe dialog të përbashkët për këto çështje.

Ndaje: