Megafon është një ngjarje ndërkombëtare vjetore e organizuar nga TechSoup Global si një hapësirë për diskutime dhe mësim për të stimuluar ide të reja midis aktivistëve, grupeve të veprimit dhe OJQ-ve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi që punojnë në fushën e ndërtimit të narrativeve pozitive dhe parandalimit të dezinformatave.

Këtë vit, ngjarja u mbajt në datat 8 dhe 9 nëntor në Varshavë, Poloni, dhe si pjesëmarrës në emër të Fondacionit Metamorfozis, ishin të pranishëm Dançe Danillovska – Bajdevska, Drejtore e Programeve dhe Marijana Jançeska, Specialiste për Inkurajimin e Hapjes.

Ndaje: