“Paqartësi: Mbikëqyrja masive biometrike në Ballkan”

“Freedom not Fear 2020” (“Liri e jo frikë”) është një iniciativë që i lidh organizatat e shoqërisë civile dhe individët që besojnë në idenë e digjitalizimit të botës, lirinë e fjalës kundrejt censurës, privatësinë mbi mbikëqyrjen, lirinë në vend të frikës. Këtë vit, në fokusiin e “Liri e jo frikë” ishte mbikëqyrja masive e qytetarëve gjatë përdorimit të të dhënave të tyre biometrike. Çdo monitorim, ndjekje ose ndonjë lloj tjetër mbikëqyrjeje që kryhet mbi gjithë popullatën ose mbi një grup më të madh qytetarësh, e që nuk i drejtohet një personi të caktuar për një qëllim të veçantë është diskriminues dhe në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së privatësisë. Sfida është edhe më e madhe kur mbikëqyrja masive përpunon të dhënat biometrike personale të qytetarëve, gjegjësisht të dhëna që lidhen me trupin ose sjelljen e njeriut, nga gjurmët e gishtave, pëllëmbët, njohja e fytyrës, e deri te zëri, mënyra e lëvizjes dhe gjestet.

Fondacioni Metamorfozis nga Shkupi dhe Fondacioni SHARE nga Beogradi ishin krijuesit e sesionit “Paqartësi: Mbikëqyrja masive biometrike në Ballkan”. Dy qytete, Shkupi dhe Beogradi, janë në faza të ndryshme të zbatimit të projektit “Qyteti i sigurt”. Ndërsa Shkupi pret sqarimin e qëllimeve dhe mënyrën e funksionimit të kamerave nëpër qytet, Beogradi ngadalë po bëhet qyteti i parë në Evropë ku i gjithë territori është nën mbikëqyrje masive biometrike. Në të dy rastet, qytetarët nuk dinë pothuajse asgjë për implikimet e përdorimit të kësaj teknologjie. Edhe pse në faza të ndryshme të zbatimit, të dy vendet përballen me të njëjtat sfida kur bëhet fjalë për arsyeshmërinë, qëllimet dhe diapazonin e përdorimit të sistemeve të tilla.

Në Shkup, projekti “Qyteti i sigurt” u prezantua për herë të parë në vitin 2012 kur u njoftua instalimi i 100 kamerave në rrugë, kryqëzime, ura të caktuara dhe vende të tjera strategjike në qytetin e Shkupit, qëllimi i të cilave do të ishte rritja e sigurisë në trafik, por edhe përballja me krime te tjera. Sot në Shkup ka mbi 650 kamera, qëllimi i përdorimit të sistemit të parashikuar në Ligjin për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Komunikacion është i paqartë dhe lë hapësirë për interpretime të ndryshme, ndërsa përgjegjësia për sistemin është ndarë ndërmjet 4 institucioneve që hap një seri pyetjesh në lidhje me qasjen, ruajtjen dhe përdorimin e materialeve të regjistruara. Nga aspekti i mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve, Metamorfozis është i mendimit se informacioni transparent për qytetarët është diçka që duhet të sigurohet nga institucionet sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kuptim, qytetarët duhet të njihen me arsyetimin e nevojës për të përdorur sistemin për mbikëqyrje masive biometrike, vendndodhjet e sakta të kamerave përmes shënimit të tyre të qartë, i cili ndiqet saktësisht nga sistemi i mbikëqyrjes, si do të përdoren materialet e regjistruara, kush do të ketë qasje në materialet e regjistruara dhe ndoshta më e rëndësishmja, cili institucion në fund është përgjegjës për menaxhimin e sistemit.

8000 kamera janë instaluar në Beograd, gjë që e vë tërë territorin e qytetit nën mbikëqyrje masive biometrike, dhe të gjitha informacionet në lidhje me funksionimin e tij janë klasifikuar, dhe kështu të paarritshme për qytetarët. Pas reagimeve të ashpra të sektorit të shoqërisë civile, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë miratoi një Rregullore që përshkruan mënyrën e regjistrimit dhe shënimit të kamerave që janë pjesë e sistemit. Ajo që mbetet e paqartë, megjithatë, është vlerësimi fillestar i nevojës për të përdorur këtë sistem, besueshmëria e tij, qasja në materialin e regjistruar, numri i kamerave dhe çmimi i tyre. SHARE e ndan të njëjtën pikëpamje me Fondacionin Metamorfozis për sa i përket transparencës, gjegjësisht, sigurimin e informaciont të hapur dhe të qartë për qytetarët mbi funksionimin e përgjithshëm të sistemit të mbikëqyrjes biometrike masive.

Në këtë ngjarje foli edhe z. Wojciech Viverovski, Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, i cili inkurajoi organizatat e shoqërisë civile që të vazhdojnë të luftojnë kundër vendimeve të vendeve për të futur sisteme masive të mbikëqyrjes biometrike. Sipas Mbikëqyrësit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, fokusi i problemit është në rëndësinë e përpunimit masiv të të dhënave biometrike në shoqëritë tona dhe si kjo mund të ndikojë në ndryshimet ekzistuese, diskriminimin. Çdo vend duhet të pyesë seriozisht veten nëse kjo mënyrë e monitorimit korrespondon me konceptin e tij të demokracisë, lirisë, barazisë dhe drejtësisë sociale.

Ndaje: