Fondacioni “Metamorfozis” ka nevojë për punësim për vendet e mëposhtme të punës:
Koordinator i projekteve (project coordinator) – i/e angazhuar për realizimin e projekteve të ndërlikuara në lidhje me qeverisjen e mirë, zhvillimin e kapaciteteve të organizatave qytetare dhe të institucioneve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në sferën digjitale.
Kushtet e nevojshme:
- Arsim të lartë të kryer
- Së paku 5 vite përvojë pune me projekte të financuara nga BE-ja ose donatorë të tjerë ndërkombëtarë
- Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim)
- Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim)
- Aftësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar
- Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar afatet e rrepta kohore.
- Leje për vozitje të kategorisë B
- Gatishmëri për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë vendit
Аdministrator për grante/financa (Grants/Finance Administrator) – i/e angazhuar për aspektet administrative dhe financiare gjatë realizimit të granteve për organizatat qytetare, duke përfshirë edhe mentorimin e grantistëve dhe ndjekjen e arritjeve të tyre.
Kushtet e nevojshme:
- Arsim të lartë të kryer
- Së paku 5 vite përvojë pune nga fusha e administrimit/financave të projekteve të financuara nga BE-ja ose donatorë të tjerë ndërkombëtarë
- Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim)
- Nivel i lartë i njohjes dhe i zbatimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim)
- Aftësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar
- Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar afatet e rrepta kohore.
- Leje për vozitje të kategorisë B
- Gatishmëri për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë vendit
Për këto vende pune, përparësi do të kenë kandidatët që posedojnë:
- Përvojë relevante të punës nga sektori qytetar
- Përvojë në organizimin e ngjarjeve
- Nivel të lartë të njohjes dhe të zbatimit të gjuhës shqipe (me gojë dhe me shkrim) dhe/ose të gjuhëve të tjera
Kandidatët dhe kandidatet e interesuara që i plotësojnë kushtet e lartëpërmendura duhet të dorëzojnë letër për interesimin dhe biografi të punës (CV – në formatin e BE-së) nëpërmjet e-mail-it në info@metamorphosis.org.mk deri në orën 15 më 25 tetor të vitit 2017.
Ndaje: