logo2

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, më 17 tetor, e organizuan ngjarjen We Can Code me rastin e ditës evropiane të kodimit, Europe Code Week. Ngjarja u mbajt në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup.

20151017_112531

Në këtë hakaton pjesëmarrësit kishin mundësi të zgjidhin disa probleme që e rëndojnë shoqërinë, dhe në këtë mënyrë kishin mundësi të kontribuojnë për zgjidhjen e tyre duke zhvilluar ueb-aplikacione. Në këtë ngjarje njëditore morën pjesë studentë, ndërmarrës, përfaqësues të organizatave, si dhe përfaqësues të universiteteve, të cilët kishin mundësi të këmbejnë përvoja dhe të njihen me të pranishimit. Ngjarjen e hapën Visar Shehu nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe Adrijana Selmani, asistente për programe në Fondacionin Metamorfozis.

20151017_113434

Në këtë ngjarje njëditore ishin të ftuar të gjithë ata që kanë njohuri nga programimi, ueb-dizajni, ueb-programimi ose ata që janë studentë të shkencave kompjuterike.

20151017_130746

Sot jetojmë në një botë e cila është nën ndikimin e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë. Mënyra në të cilën punojmë, komunikojmë, blejmë dhe mendojmë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Me qëllim që t’i pranojmë këto ndryshime të shpejta dhe ta kuptojmë botën rreth nesh, ne jo vetëm që duhet ta zhvillojmë dijen tonë për atë se si funksionon teknologjia, por edhe të zhvillojmë shkathtësi dhe mundësi, që do të na ndihmojnë të përshtatemi dhe të jetojmë në këtë kohë.

20151017_135251

U shprehim falënderim të veçantë të gjithë pjesëmarrësve që arritën të krijojnë dy ueb-faqe të plotësuara krejtësisht, në afat prej vetëm 6 orësh:

12096516_10205128997132469_6773337333257137710_n

Ndaje: