Ekipi i Metamorfozis me kënaqësi e mirëpret ekipin e DOKU:TECH në Shkup, në takimin që do të paraqesë mundësi të shkëlqyer për entuziastët e teknologjisë në Maqedoni të marrin pjesë në konferencën unike për teknologji në rajon.

Me ndihmën e ekspertëve të dalluar botërorë, konferenca DOKU:TECH i hulumton implikimet e inovacioneve teknologjike nga aspekti i lidhjes, përmbajtjeve, çiltërsisë dhe sigurisë.

DOKU:TECH do të mbahet në qytetin e bukur të Prizrenit në Kosovë, ndërsa në ngjarje do të marrin pjesë folës, vëzhgues, hulumtues dhe krijues të respektuar nga e gjithë bota, të cilët do të flasin për dijen e hapur, sigurinë digjitale, privatësinë, ndërmarrësinë sociale dhe biznesin.

Përfaqësuesit e DOKU:TECH do të takohen me organizatorët dhe do të informojnë për të gjitha detajet për folës, për qytetin-nikoqir, si dhe për detajet që u duhen të gjithëve nga Maqedonia që do ta vizitojnë Prizrenin që të marrin pjesë në këtë konferencë unike.

Ngjarja do të mbahet në klubin GEM në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

http://www.dokute.ch/

Twitter: @dokutech
YouTube: doku:tech
Instagram: dokutech

Ndaje: