Ngjarje përmbyllëse dhe prezantim i projektit “Kush ua lidh duart gazetarëve dhe si të zgjidhen ato – Masa e paraburgimit?”

16.06.2017

Në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Gazetaria hulumtuese, rojtare e të drejtave dhe lirive të njeriut” u promovua video-storja hulumtuese “Kush ua lidh duart gazetarëve dhe si të zgjidhen ato – Masa e paraburgimit”. Storja, e paramenduar si studim rasti, merret me problemet e gazetarëve gjatë sigurimit të informatave zyrtare nga institucionet shtetërore. Qëlim i hulumtimit ishte masa e paraburgimit në sistemin gjyqësor të Maqedonisë gjatë vitit 2016. Gjatë hulumtimit u konsultuan disa ekspertë të gyjqësisë, sektorit qytetar, si dhe gazetarë. Në përputhje me Ligjin, u shfrytëzua edhe e drejta për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

 

Pjesa e parë
Pjesa e dytë
Pjesa e tretë

Pas video-prezantimit të storjes, pjesëmarrësit debatuan për nevojën për ndryshim të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, si dhe për transparencë më të madhe publike të institucioneve kur bëhet fjalë për vënien në dispozicion të informatave me karakter publik.

ZavrshnaFotka1

Sashka Cvetkovska theksoi se çmimet e larta të cilat paguhen për të marrë informata nga institucionet e Maqedonisë, e kufizojnë të drejtën për informata jo vetëm për gazetarët, por edhe për të gjithë qytetarët. Çmimet e larta për informata dhe për të dhëna janë pjesë edhe e problemeve të grupeve të qytetarëve të rrezikuar në aspekt social për të pasur qasje në drejtësi, theksoi Cvetkovska.

Pastaj u diskutua për atë se sa qasja në institucionet shtetërore nëpërmjet internetit ka për qëllim promovimin e tyre dhe shfrytëzohet vetëm si vegël për marrëdhënie me publikun, e sa me të vërtetë është në shërbim të qytetarëve. Nga diskutimi, poashtu kishte mundësi të përfundohej se nevoja për shërbime falas në internet mbetet një element i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve që ua ofrojnë institucionet qytetarëve.

 

Projekti u realizua nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, ndërsa u financua nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, nëpërmjet Qendrës për menaxhim me ndryshimet.

Ndaje:

43101766_242022346470056_6819415585005240320_o.jpg

Aktiviteti në kuadër të projektit:

Megafon: konferencë vjetore për aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile

Megafon është një ngjarje ndërkombëtare vjetore e organizuar nga TechSoup Global si një hapësirë për diskutime dhe mësim për të stimuluar ide të reja midis aktivistëve, grupeve të veprimit dhe OJQ-ve nga Evropa