Të rinjtë gjysmën e ditës e kalojnë në realitetin virtual, gjegjësisht në rrjetet sociale. Duke shpërndarë, postuar dhe krijuar vazhdimisht përmbajtje për mediat sociale, ata i zgjerojnë horizontet, aftësitë e tyre, mësojnë gjëra të reja dhe i “etiketojnë” (ping) vendet e tyre të ëndrrave, ushqimin dhe idhujt e tyre.

Por, nëse e kthejmë monedhën në anën tjetër, mediat sociale kanë gjithashtu edhe anën e tyre të errët – izolimin social, bulizmin kibernetik, dëmtimin e shëndetit mendor ose thjesht testimin e tendencave “të dëmshme”. Ku e vendosim kufirin dhe si mund të bashkëjetojmë me avantazhet dhe sfidat e këtyre platformave?

Pikëpamjet e tyre për këto çështje do t’i japin Andriana Veshoviq-Zombijana, krijuese e përmbajtjeve dhe aktiviste (Mali i Zi); Bojana Stojmenoviq, Psikologia ime dhe Bojan Kordallov, komunikolog dhe specialist i mediave sociale. Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase dhe do të zgjasë 90 minuta, dhe do të moderohet nga gazetari i agjencisë së lajmeve Meta, Goshe Nikollov.

Aktiviteti është i hapur dhe në të pritet të marrin pjesë të rinjtë. Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formularin për regjistrim që gjendet në linkun në vijim: https://forms.office.com/e/qwfL9Sv6cB .

Me debatin për të rinjtë do të mbyllet konferenca Transformimi Digjital për Qytetarëtorganizuar në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili është i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Në ngjarje do të bëhen fotografi dhe ajo do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.

Ndaje: