Çfarë mundësish ofron digjitalizimi i arsimit dhe deri ku ka arritur transformimi digjital i sistemit arsimor në vend? Cilat mjete dhe shërbime elektronike përdoren në arsimin e mesëm, e cilat në arsimin e lartë? A janë mësimdhënësit, nxënësit, por edhe prindërit në përgjithësi të gatshëm për transformimin digjital të arsimit? A ka shteti strategji dhe cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet sistemi kur bëhet fjalë për digjitalizimin e shërbimeve dhe programeve arsimore?

Këto janë disa nga pyetjet të cilave do të përpiqemi t’u përgjigjemi në debatin për të rinjtë “Digjitalizimi i arsimit”, që do të mbahet më 16 mars (e enjte) në Dhomën publike në Shkup, me fillim në orën 18:00.

Folës në këtë ngjarje do të jenë:

– Hristina Spasevska, prorektore për mësimdhënie në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” (UKdheM)
– Anisia Ugrinovska, Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme (ODAS)
– Sllavço Temellkovski, kryetar i Kuvendit të studentëve universitarë të UKdheM (KSU UKdheM)
– Përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (TBC)

Aktiviteti është i hapur dhe në të pritet të marrin pjesë të rinjtë. Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formularin për regjistrim që gjendet në linkun në vijim: https://forms.office.com/e/5r5zpdBbjc

Ngjarja organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në sinergji me projektin “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”,i cili bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian, dhe projektin “Lajme të Besueshme për të Rinj të Fuqizuar”, i financuar nga Ambasada Britanike në Shkup.

Ndaje: