“Humbja e kohës duke shkuar nga një sportel në tjetrin kapërcehet me anë të digjitalizimit dhe rrjetëzimit të regjistrave. Në një situatë të tillë, institucionet shtetërore nuk kanë pse të kërkojnë nga qytetarët të dhëna që tashmë i kanë. ”
Në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në 6 vende (Maqedoni e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizon Dialogjet e Agjendës Digjitale nën titullin Agjenda Digjitale për qytetarët – Digjitalizimi dhe transformimi digjital për administratë më efikase, më 28 qershor 2022 nga ora 11:00 – 12:30, nëpërmjet platformës ZOOM.
Ngjarja përbëhet nga një prezantim i shkurtër i hulumtimit të fundit të kryer në kuadër të Observatorit të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut të kryer nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit, dhe ai do të shërbejë për të zhvilluar një diskutim mbi mundësitë dhe hapat e ardhshëm për digjitalizim më efikas transformim digjital me qytetarët në qendër.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë folësit e mëposhtëm:
- Sllavica Gërkovska, Zëvendëskryetare e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë
- Prof. Dr. Boro Jakimovski, Dekan i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike
- Dr. Irena Bojaxhievska, Docente në Universitetin “American College” në Shkup
- Dr. Natalija Shikova, profesoreshë inordinare në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit
- Prof. Dr. Katerina Kollozova, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Shkencave Shoqërore dhe Humane – Shkup
- Iskra Bellçeva Ristovska, Koordinatore e Programeve në Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet
- Teofill Bllazhevski, Redaktor-gazetar në Vërtetmatës
- Prof. Dr. Llazar Nanev, Kryetar i Gjykatës Themelore të Kavadarit
Ngjarja është e hapur dhe në pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mediat, qytetarët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara. Të gjitha palët e interesuara janë të ftuara ta plotësojnë formularin e regjistrimit: https://forms.gle/6xZEecnLvFw9tzvJA
Vërejtje: Ngjarja do të mbahet në gjuhën maqedonase. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt përmes mjetit Facebook Live në profilin e rrjetit ICEDA në Facebook.
Pas përfundimit të ngjarjes, të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin linke që do të çojnë në hulumtimin e kryer dhe infografikët, përmes të cilave do të mund të marrin më shumë informacion mbi gjendjen aktuale të zbatimit të Agjendës Digjitale në Maqedoninë e Veriut dhe ta përdorin informacionin në mënyrë adekuate në hulumtimet ose artikujt e tyre.
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Partnerët për Ndryshim Demokratik Serbi, Lëvizja MJAFT, dhe OJQ-ja 35 MM.
Ndaje: