Partnerët e rrjetit ICEDA në bashkëpunim me organizatën joqeveritare – nikoqire, e cila është gjithashtu pjesë e rrjetit ICEDA, OJQ-ja 35mm, i organizojnë Dialogjet e Agjendës Digjitale: A mund të kemi shërbime elektronike cilësore pa identitet digjital? që do të mbahen më 24 qershor në Podgoricë (Hotel Podgorica). Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve relevante, shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesuara nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, dhe do të bisedojnë për identitetin digjital në epokën e tranzicionit digjital të avancuar, si dhe për mundësitë e përdorimit të identitetit digjital për të krijuar shërbime elektronike cilësore të dedikuara për qytetarët.
Gjatë këtij diskutimi rajonal, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përparësive dhe sfidave që i sjell identiteti digjital në krijimin dhe përmirësimin e shërbimeve elektronike në nivel kombëtar dhe lokal.
Ngjarja është krijuar për të mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe praktikave ndërmjet liderëve rajonalë, por edhe për të inicuar diskutime dhe dialog produktiv mbi mundësitë dhe sfidat e përdorimit të identitetit digjital për shërbimet publike.
Përveç diskutimit rajonal, OJQ-ja 35mm do ta prezantojë Raportin Kombëtar dhe Planin për Përmirësimin e Agjendës Digjitale në Mal të Zi për vitin 2022 dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e shoqërisë civile, të administratës publike dhe të shoqërisë në tërësi. Pas prezantimit, Raporti Kombëtar dhe Plani për Përmirësimin e Agjendës Digjitale në Mal të Zi do të jenë të disponueshëm në ueb-faqen www.nvo35mm.me.
Përveç prezencës fizike, ngjarja do të mund të ndiqet edhe drejtpërdrejt përmes platformës ZOOM, ose përmes faqes në Facebook të projektit ICEDA (@ICEDAproject). Për shkak të kapacitetit të kufizuar të lokalit, i lusim të gjithë të interesuarit që ta konfirmojnë praninë e tyre duke e plotësuar këtë formular https://forms.gle/592LJzwqk98EE932A deri më 21 qershor në orën 18:00 dhe tregojnë nëse do të marrin pjesë drejtpërdrejt në ngjarje ose do ta ndjekin atë në internet për të marrë konfirmim ose link.
——————————————————————————————————————————————
Ngjarjet janë pjesë e projektit rajonal “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili promovon shërbime digjitale më të mira në Ballkanin Perëndimor. Ajo mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe pjesërisht bashkë-financohet nga Ministria e Administratës Publike të Malit të Zi.
Ndaje: