Digjitalizimi, gjegjësisht mbledhja dhe përdorimi i mjeteve online për analizën dhe marrjen e vendimeve, është një proces i rëndësishëm që pritet të çojë në përparimin e shoqërisë. Në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim), digjitalizimi është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Teknologjia duhet pranuar si pjesë e jetës së përditshme, gjegjësisht të çojë në të ashtuquajturën “transformim digjital”,1 i cili nënkupton përmirësimin e punës elektronike dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve të tjera shoqërore.

Në mungesë të përfshirjes së shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në hulumtimet e Komisionit Evropian, ky hulumtim është padiskutim me vlerë të shtuar sepse mundëson krahasim rajonal që do të kontribuojë në konkurrencë pozitive dhe do të jetë motiv për zbatimin e mëtejshëm të Agjendës Digjitale (AD).

Qëllimi i hulumtimit është të matë progresin në lidhje me gjendjen fillestare të fushave të ndërlidhura me AD-në. Analiza rezultoi me një raport që adresonte tema në lidhje me kapitujt e legjislacionit të BE-së që kanë të bëjnë me AD-në, gjegjësisht me Kapitullin 10, me titull – ”Shoqëria e Informacionit dhe Mediat”.

_____________________________________________________________________________________

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Raportin mund ta shkarkoni këtu.

Ndaje: