Deri te: Komisari Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore – Johanes Han; Delegacioni i Unionit Evropian në Maqedoni; Deputetët e Parlamentit Evropian; Udhëheqësi Grupit të Lartë të Ekspertëve – Rajnhart Pribe; Misioni i OSBE-së në Shkup; Ambasadat e të gjitha shteteve anëtare të BE-së të cilat kanë përfaqësitë e veta në Maqedoni; Ambasada e SHBA-ve

 

Shkup, 14 janar 2016

 

Për qytetarët e Maqedonisë më e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të drejta, të lira dhe demokratike!

 

Të nderuar,

Ju drejtohemi me rastin e vizitës së paralajmëruar të Komisarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, z. Johanes Han, në Republikën e Maqedonisë, që do të zhvillohet me 15 janar 2016, pikërisht në ditën kur sipas marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike në vend (Marrëveshja e Përzhinos) duhet të kemi qeveri të re që do të organizojë zgjedhje parlamentare të hershme në mënyrë të drejtë dhe demokratike më 24 prill 2016.

Në fillim të letrës e shprehim qëndrimin tonë që në këtë moment nuk janë plotësuar kushtet kryesore, madje nuk ekziston atmosferë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të drejta, të lira dhe demokratike që do të kthejnë besimin e qytetarëve që në Maqedoni është e mundshme të vendoset lirshëm dhe që vendimi qytetar do të respektohet nga institucionet dhe të gjitha partitë politike. Gjatë kësaj, ju përkujtojmë që zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinos duhet të shënojë fundin e krizës më të thellë politike nga viti 2001 dhe të rezultojë me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike.

Lejoni që me më tepër argumente dhe shembuj të mbështesim këtë qëndrim dhe të drejtojmë disa kërkesa konkrete dhe ide për hapa që nuk mund të anulohen dhe që do të rezultojnë me krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike këtë vit.

Arsye themelore që vlerësojmë se nuk ka kushte të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike në prill të vitit 2016 janë vonesat serioze në zbatimin e pikave të Marrëveshjes së Përzhinos dhe nga Prioritetet urgjente për reforma të cilat janë drejtpërdrejtë të lidhura me zhvillimin e zgjedhjeve. Më tepër do të theksonim funksionimin e gjysmuar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) si institucion kryesor për përditësimin e listës zgjedhore dhe zbatimin e zgjedhjeve, si dhe mungesën e marrëveshjes për reformat në fushën e mediave dhe lirive të mediave.

Në lidhje me KSHZ-në si institucion me përbërje të re dhe kompetenca të reja të përforcuara, dëshirojmë të tregojmë që përbërja e plotë e institucionet ende nuk është përfunduar dhe nuk funksionon me kapacitet të plotë. Ende nuk është formuar shërbimi juridik i KSHZ-së që në përputhje me ligjin e ri zgjedhor duhet të ketë rolin kryesor në dokumentimin dhe përgatitjen e lëndëve që do të dalin nga vërejtjet eventuale të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, as procedura për spastrimin e listës zgjedhore ende nuk është përcaktuar dhe akorduar, ndërsa për zbatimin e saj aspak edhe nuk bisedohet. Duke marrë në konsideratë deklaratat e kryetarit të KSHZ-së në këtë temë, pritjet e qytetarëve janë në drejtim të përditësimit të listës zgjedhore, si proces kryesor për sigurimin e zgjedhjeve të besueshme, të zhvillohet me anë të kontrolleve dhe kryqëzimeve të bazave të ndryshme të të dhënave dhe evidencave në kompetencë të institucioneve, por edhe me anë të kontrollit të plotë dhe të hollësishëm të të gjitha të dhënave.

Të gjitha këto procedura kërkojnë një periudhë së paku një deri më dy muaj për përgatitje institucionale, ndërsa për spastrimin e listës zgjedhore janë të nevojshme së paku tre deri katër muaj punë intensive. Nëse ky proces nuk përfundon para fillimit të fushatës zgjedhore, atëherë zhvillimi i zgjedhjeve bëhet mjaft i rrezikshëm dhe krijon hapësirë për thellim serioz të krizës politike prej të cilës qytetarët dhe shteti do të kenë dëm të madh.

Një kërcënim tjetër për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të lira në prill të vitit 2016 është mungesa e marrëveshjes mes partive kryesore politike për reformat në mediat që janë një prej faktorëve kryesorë në krijimin e një shansi të barabartë për praninë mediatike për të gjitha opsionet politike. Mungesa e reformave në fushën mediatike do të krijojë hapësirë që partitë në pushtet sërish fushatën e tyre parazgjedhore të bazojnë në propagandë të rreptë, të fjalimit të të urrejtjes dhe manipulimeve me informacionet, në vend të betejave për ide, koncepte dhe politika. Qytetarët e njohin rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të mediave veçanërisht ato të financuara me paratë publike, në kthimin e peshës së fuqisë politike tek qytetarët në vend se ekskluzivisht tek partitë politike. Pikërisht për këtë, pa reforma kryesore në fushën mediatike, para së gjithash, në servisin radio-difuz dhe organin e pavarur rregullator për media nuk janë të mundshme zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Njëherë, duam të theksojmë që VMRO-DPMNE dhe BDI si parti në pushtet vazhdimisht e ngadalësojnë dhe pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos si dhe prioriteteve urgjente të reformave të përcaktuar në raportin e Pribe-së. Prioritetet urgjente të reformave, në pjesën e reformave zgjedhore parashikojnë zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR me theks të veçantë në ndarjen e shtetit nga partia, në besimin në listën zgjedhore dhe të sistemit për zgjidhjen e ankesave. Gjithashtu, prioritetet urgjente të reformave në pjesën e ç’politizimit të administratës publike rekomandojnë pezullim urgjent të Ligjit për transformim të punësimeve të përkohshme në administratën publike në të përhershme, që është e refuzuar në mënyrë eksplicite nga VMRO-DPMNE dhe BDI. E ngjashme është sjella e partive në pushtet edhe në pjesën e mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve dhe kontrollit të shërbimeve sekrete, si dhe në përforcimin e organeve të pavarura rregullatorë për kontrollin e pushtetit ekzekutiv. Prioritetet urgjente të reformave parashikojnë kontroll efektiv kuvendor dhe gjyqësor mbi monitorimin e komunikimeve. Nuk është ndërmarrë ende asgjë serioze në lidhje me kontrollin mbi monitorimin e komunikimeve, andaj qytetarët dhe organizatat qytetare edhe në ditën e sotme nuk janë të sigurt nëse dikush i ndjek në mënyrë të paligjshme komunikimet e tyre dhe nuk keqpërdor përmbajtjen e tyre duke prishur privatësinë e tyre.

Aktivistët qytetarë dhe të gjithë qytetarët me mendje të lirë, ende janë cak i të fjalimit të urrejtjes dhe kërcënimeve nga ana e gazetarëve dhe mediave pro-qeveritare. Institucionet kompetente në mënyrë të ngadalshme ose aspak nuk reagojnë dhe nuk veprojnë në mënyrë efikase në parandalimin dhe sanksionimin e këtyre dukurive. Në opinion krijohet një pasqyrë e mosndëshkimit dhe paprekshmërisë së disa individëve nën mbrojtje të pushtetit të cilët vazhdimisht mbjellin ndjenja urrejtje dhe kërcënime dhe në këtë mënyrë e përforcojnë frikën tek qytetarët, që gjithsesi, nuk krijon atmosferë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

Duke marrë parasysh gjithë këtë, ne, organizatat qytetare kërkojmë nga BE dhe SHBA dhe nga të gjithë faktorët tjerë vendor dhe të huaj të përfshirë në zgjedhjen e krizës të marrin parasysh dhe vlerësojnë argumentet tona dhe të shtyjnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në momentin që do të plotësohen elementet thelbësore të Marrëveshjes së Përzhinos dhe prioritetet urgjente të reformave që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Qëllimi jonë i vetëm është mundësimi i një atmosfere të vërtetë fer, demokratike dhe të lirë për zgjedhje në të cilat do të besojnë të gjithë dhe në të cilat qytetarët do t’i njohin si artikulim të vullnetit të tyre për zgjedhje politike.

Gjithashtu, apelojmë tek gjithë partitë politike të kyçura në procesin e negociatave për zgjedhjen e krizës politike të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë demokratike dhe urgjentisht të zbatojnë zgjidhjet e dakorduara, si dhe të arrijnë marrëveshje për gjithçka që nuk është dakorduar, ndërsa është e një rëndësie thelbësore për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Në këtë kuptim mendojmë që është kryesore të realizohet pika e Marrëveshjes së Përzhinos për dorëheqjen e paprolonguar të kryeministrit Gruevski, pa marrë paraasysh kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse qeveria kalimtare me kryeministër të ri është një prej elementeve më kryesore për garantim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente (MPB, prokuroria publike, gjykatat kompetente dhe organe tjera) urgjentisht të veprojnë ndaj të gjitha paraqitjeve ose indikacioneve ose thëniet për elemente të shprehjes së urrejtjes dhe nxitjes së padurimit ndaj grupeve ose individëve të caktuar.

Organizatat qytetare edhe më tutje do të kenë rol aktiv dhe konstruktiv në zgjidhjen e krizës së thellë shoqëroro-politike të shtetit, do të mbeten faktor në ndërtimin e demokracisë, në krijimin e politikave publike dhe në demonstrimin e vetëdijes qytetare për angazhim politik për interes qytetar që në fakt edhe ishte e theksuar nga Komisioni Evropian në raportin e fundit për Republikën e Maqedonisë.

 

Me respekt,

Banka për ushqim Maqedoni | Vox Academica | E dua QTQ | Iniciativa qytetare “Arsena” | EHO Organizata edukative-humanitare Shtip | Shoqata “Forumi i gruas” – Tetovë | Shoqata “Izbor” – Strumicë | Shoqata “Iniciativen glas” – Prilep | Shoqata e qytetarëve “Studentska iniciativa Izlez” | Shoqata për shoqëri demokratike “8 Shtatori” – Shkup | Shoqata për demokraci, debate, dialog, decentralizim – PLAN 4D | Shoqata për disleksi “Ajnshtajn” | Shoqata për analiza ekonomiko-politike KVANTUM PRIMA – Kavadar | Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE | Shoqata për zhvillim të kulturës dh mbrojtje të trashëgimisë kulturore “Kontekst” – Strumicë | Shoqata për shpërndarje të demokracisë dhe parimeve demokratike PROJEKT – BE – Kavadar | Shoqata Justicia | Shoqata e Federalistëve të rinj evropian – JEF Maqedoni | Shoqata e Egjiptianëve ballkanik në Maqedoni | Shoqata e qytetarëve “Bistra” – Rostushë | Shoqata e qytetarëve “Vratete nasmevka” – Veles | Shoqata e qytetarëve “Za nas se raboti” – Manastir | Shoqata e qytetarëve “Patokazi” – Gjevgjeli | Shoqata e qytetarëve Esperanca, Qendra kulturore botërore – Shkup | Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktivitetit femëror Tiiiit! Ink. | Shoqata e qytetarëve Kontrapunkt | Shoqata e qytetarëve PROFICIO – Tolerancë multietnike nëpërmjet prosperitetit ekonomik | Shoqata e pjesëmarrësve në raste të aksioneve të armatosura gjatë mbrojtjes së sovranitetit të RM 2001/2002 | Shoqata Qendra rajonale për zhvillim të qëndrueshëm – Kratovë | Shoqata Qendra për strategji dhe zhvillim PAKTIS – Prilep | Shoqata për mbrojtjen e identitetit kulturor të Egjiptianëve “ Izida” 41/21 – Resnjë | Shoqata për zhvillim lokal “Akcija plus” Resnjë | Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm “Akva” – Strugë | Ima Idnina | Instituti për të drejta të njeriut | Internet Hotllajn Provajder Maqedoni | Jadro – shoqatë e skenës kulturore të pavarur | Koalicioni i shoqatave të qytetarëve “Të gjithë për një gjykim të drejtë” | Koalicioni “Të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” | Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm – KZhQ | Qendra maqedonase për arsim evropian | Lëvizja evropiane maqedonase | Qendra kulturore rinore – Manastir | Forumi rinor arsimor | Këshilli kombëtar për barazi gjinore | OJQ Shoqata e inteligjencës rome – Aglunipe | OJQ Infocentar | Sheshi Liria | Progres – Instituti për demokraci sociale | Organizatë rome për afirmim multikulturore ROMA S.O.S. | Qendra edukative rome “Ambrella” | Koalicioni rural – Kumanovë | Sindikata e shërbimit diplomatik maqedonas | Transparencë Maqedoni | Fakultet për gjërat që nuk mësohen / AKTO | Fondacioni Metamorfozis | Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni | Fondacioni për zhvillim të shoqatës lokale Shtip | Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion | Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë | Qendra për iniciativë qytetare | Qendra për demokraci dhe zhvillim | Qendra për zhvillim demokratik dhe iniciativa në Maqedoni – QZhDIM | Qendra për edukim dhe zhvillim | Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë | Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë Dibër | Qendra për arte bashkëkohore | CIVIL – Qendra për liri | Qendra për hulumtime, komunikime dhe zhvillim PABLIK | Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-svest” | Qendra për zhvillim të demokracisë lokale | Reaktor – Hulimti në aksion | Qendra për trashëgimi kulturore | Platforma për politikë qytetare Ajde! | Forumi për hulumtime të politikave të sigurisë “Sekuritas – Manastir”

 

Ndaje: