Marijana Jançeska nga Fondacioni Metamorfozis, së bashku me Ana Çoloviq Lesoska nga organizata “Eko Svest”, nga 25 deri më 28 prill 2023, morën pjesë në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Teknologjitë Diellore dhe Mini-Rrjetet Hibride për Përmirësimin e Qasjes në Energji.

Konferenca u mbajt në Universitetin në Palma de Mallorca dhe kishte për qëllim të lehtësonte shkëmbimin e përvojave midis praktikuesve nga terreni, komunitetit akademik, financuesve dhe institucioneve zhvillimore të përkushtuara për një qasje të decentralizuar ndaj energjisë dhe zhvillimit lokal. Konferenca u mundëso pjesëmarrësve t’i ndajnë përvojat mbi të gjitha teknologjitë diellore, të rrjetëzohen dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Në konferencë morën pjesë 136 pjesëmarrës nga 35 vende të ndryshme dhe pesë kontinente.

Udhëtimi i pjesëmarrësve nga Maqedonia e Veriut u realizua në kuadër të projektit ACTION SEE. Përfaqësues të mbështetur të organizatave të shoqërisë civile nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare për t’i prezantuar rezultatet e punës së tyre, për t’i përmirësuar aftësitë e tyre të rrjetëzimit, për të vendosur kontakte të reja, por edhe për të përfituar njohuri të reja dhe për proceset e avokimit.

Ndaje: