Si pjesë e projektit ACTION SEE, shtatë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani morën pjesë në “Konferencën Vjetore për Krimet e Gjelbra dhe Drejtësinë Ekologjike”, që u mbajt në periudhën 24-25 maj 2023 në Universitetin e Utrehtit, Holandë.

Përfaqësues të mbështetur të organizatave të shoqërisë civile nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina marrin pjesë në konferenca ndërkombëtare për t’i prezantuar rezultatet e punës së tyre, për t’i përmirësuar aftësitë e tyre të rrjetëzimit, për të vendosur kontakte të reja, por edhe për të përfituar njohuri të reja dhe për proceset e avokimit.

Në dekadat e fundit, krimi ekologjik është bërë një nga aktivitetet më të mëdha kriminale në botë me ndikime shkatërruese mbi mjedisin jetësor dhe me shpenzime të mëdha për brezat e ardhshëm. Ndikimi mbi mjedisin jetësor ilustrohet me zhdukjen e shpejtë të pyjeve tropikale, ndotjen e madhe, ndryshimet klimatike dhe zhdukjen masive të specieve. Krimi ekologjik është bërë një problem global, dhe për këtë arsye duhet të parashikohet në të menduarit shoqëror dhe shkencor. Studimet për kriminologjinë e gjelbër, sociologjinë e mjedisit jetësor, të drejtën e mjedisit jetësor, ekologjinë politike dhe studimet e konservimit, ndër disiplinat e tjera, kanë filluar të hulumtojnë dhe të merren me krimet dhe dëmet mbi mjedisin jetësor. Bashkimi dhe kombinimi i këtyre qasjeve është me rëndësi thelbësore për të kuptuar dhe menduar për sfidat ekologjike me të cilat përballemi në shekullin e 21-të.

Ndaje: