Në ngjarje u mblodhën 10 pjesëmarrës të profileve të ndryshme (dizajnues, programues, hulumtues, studentë, ekspertë juridik dhe përfaqësues të organizatave që punojnë në fushën e kulturës). Shumica prej tyre vinin nga organizata anëtare të rrjetit COMMUNIA, duke e përfshirë edhe Darko Janevskin, i cili e përfaqësonte Fondacionin Metamorfozis.

Ngjarja filloi me prezantim interaktiv të termeve themelore që kanë të bëjnë me të drejtat autoriale dhe veprat në domenin publik. Në fokus të pjesës së mbetur të ditës ishte diskutimi për mundësitë për përdorim të sërishëm të veprave në domenin publik në mënyra të reja interesante, qoftë si bazë për ueb-servise të dobishme, në hulumtim dhe në arsim, apo në arte. Gjithashtu, pjesëmarrësit ishin të ndarë në grupe dhe punonin në përgatitjen e informatave të dobishme që kanë të bëjnë me domenin publik, të cilat pritet të publikohen në ueb-faqet e fondacionit Open Knowledge.

Dita e domenit publik (më 1 janar të çdo viti) është iniciativë e COMMUNIA, Rrjeti evropian tematik për domenin publik digjital, me përkrahje të veçantë nga Fondacioni Open Knowledge (Britani e Madhe) dhe Qendra për studim të domenit publik e Universitetit Djuk (SHBA). Qëllimi është të rritet vetëdija publike për rolin e domenit publik në shoqëritë tona dhe të sigurohen resurse dhe informata.

Ndaje: