Promovimi u dedikohej personave në pozita udhëheqëse për TI nga institucionet shtetërore në nivel qendror, si pjesë e një sërë aktivitetesh për ngritje të vetëdijes publike te vendim-marrësit dhe personat teknikë nga sektorë të ndryshëm shoqërorë.

Në kuadër të promovimit, Angell Nakovski, inspektor për mbrojtje të të dhënave personale nga Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale dhe një sqarim konciz për kornizat ligjore dhe obligimet e nëpunësve shtetërorë në këtë lëmi.

Filip Stojanovski, koordinator programor nga Fondacioni Metamorfozis, e prezantoi Udhëzuesin i cili përmban sqarime se si krijohet një politikë për privatësi duke i përcjellur përvojat botërore nga kjo lëmi dhe mostra që mund t’u përshtaten nevojave të e-botuesve. Ai potencoi se publikimi i Politikës për Privatësi nuk është obligim ligjor, mirëpo është faktor i rëndësishëm në krijimin e besimit të shfrytëzuesve ndaj ofruesve të e-shërbimeve, sepse e pasqyron ekzistimin e sistemit të brendshëm funksional për mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.

Udhëzuesi për TKI nr. 6 “Si deri te privatësia?” është fryt i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet Fondacionit Metamorfozis dhe Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDHP), dhe është publikuar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në kuadër të projektit Iniciativa për privatësi në Internet, i përkrahur nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni. Fondacioni Metamorfozis dhe DMDHP e distribuojnë atë pa pagesë, në formë të letrës, nëpërmjet ngjarjeve tematike, trajnimeve ose dërgimit të drejtpërdrejtë deri te ata që janë të interesuar, ndërsa mund të shkarkohet edhe nëpërmjet internetit, si e-libër, i botuar sipas licencës Creative Commons.

Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Projektin për e-Qeveri të USAID-it, si pjesë e një punëtorie dypjesëshe, në pjesën e dytë të cilit temë ishte modelimi i marrëveshjeve kualitative për furnizime publike nga fusha e TKI. Përfaqësuesit e tyre përcollën informata për përparimin e deritanishëm të Projektit e-dokumente dhe e prezantuan versionin punues të marrëveshjes model për furnizim dhe përpilim të aplikacionit softuerik, si dhe zbatueshmërinë e marrëveshjes për mirëmbajtje përkundër marrëveshjes sipas nivelit të shërbimit të ofruar.

Gjatë diskutimit në lidhje me bartjen e të drejtave autoriale u theksua mundësia për sinergji me Politikën kombëtare për softuer të lirë, për propozim-versionin e së cilës është duke u zhvilluar debat publik. 

Në ngjarje morrën pjesë 37 përfaqësues të këtyre institucioneve: Ministria për punë të brendshme (2), Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë (2), Drejtoria për udhëheqje të librave amë (2), Drejtoria për doganë e RM-së (2), Regjistri qendror (2), Gjyqi themelor Shkup 2 (2), Agjencia për kadastër të patundshmërive (3), Ministria për financa (2), Qyteti i Shkupit (1), Gjyqi themelor Shkup 1 (1), Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (4), Gjyqi administrativ (1), Byroja për furnizime publike (2), Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë (2), USAID-i (1), Drejtoria për të hyra publike (2), Agjencia për punësim e RM-së (2).

Ndaje: