Sot, më 9 dhjetor 2020, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e promovuan platformën online për Partneritetin për Qeverin e Hapur (PQH). Platforma u përgatit nga Fondacioni për Internet dhe Shoqërinë – “Metamorfozis” në kuadër të Projektit të USAID për Pjesëmarrjen Qytetare, ndërsa do të menaxhohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Partneriteti për Qeverinë e Hapur është një iniciativë ndërkombëtare vullnetare në kuadër të së cilës institucionet dhe shoqëria civile bashkëpunojnë me qëllim që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie e autoriteteve ndaj qytetarëve. Qëllimi kryesor i PQH-së është të sigurojë zotime konkrete nga qeveritë për të promovuar transparencën, për të mbështetur pjesëmarrjen qytetare, për të luftuar korrupsionin dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e reja në administratën publike dhe jashtë saj me mbështetjen e inovacioneve.

Pamje nga ekrani i ueb-faqes ovp.gov.mk

Në këtë ngjarje folën Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, dhe Drejtoresha e Zyrës së USAID-it për Zhvillim të Përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut, Don Karmin, e cila theksoi se “Me afrimin e 10-vjetorit nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Partneritetin për Qeveri të hapur në vitin 2011, është e rëndësishme të rinovohen zotimet për të përmirësuar qasjen në informata, transparencën fiskale, përdorimin e të dhënave të hapura dhe qasjen në drejtësi, si dhe shumë prioritete të tjera urgjente. Ne nga Qeveria e SHBA-ve jemi këtu për të bashkëpunuar me ju për këto zotime. ”

Bardhyl Jashari, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, theksoi rëndësinë e ndërtimit të raporteve të partneritetit midis qeverisë dhe qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe kompanive në formësimin e politikave kombëtare dhe krijimin e legjislacionit kombëtar, strategjive dhe iniciativave.

Platforma online për Partneritetin për Qeverinë e Hapur do t’i sigurojë vlerë shtesë procesit të PQH në Maqedoninë e Veriut, pasi i përfshin të gjithë aktorët e interesuar në proces në një vend dhe ofron një sërë mjetesh për përfshirjen e tyre në përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e Planeve Kombëtare të Aksionale për PQH. Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID për Pjesëmarrjen Qytetare merr pjesë aktivisht në përgatitjen e Planeve Kombëtare Aksionale për PQH dhe aktiviteteve që kontribuojnë në përmirësimin e mekanizmave që garantojnë përfshirjen dhe raportin e partneritetit midis institucioneve dhe sektorit civil si bazë për ndërtimin shoqërisë demokratike.

 

Projekti i USAID-it për pjesëmarrjen e qytetarëve e forcon pjesëmarrjen konstruktive të OShC-ve në lidhje me politikat dhe çështjet që kanë të bëjnë me anti-korrupsionin, transparencën dhe sundimin e ligjit, dhe e rrit dhe e mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike në Maqedoninë e Veriut. Për më shumë informacion në lidhje me Projektin, na vizitoni në: https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia/

Ndaje: