Më 01.11.2019, në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Kuçevisht u mbajt një prezantim dhe punëtori në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis. Kjo është punëtoria e dytë e këtillë e zbatuar në kuadër të projektit, përmes të cilës kuadri mësimor njihet me konceptin RHA-ve, dobinë e tyre dhe shembujt ku ato përdoren rregullisht në mësimdhënie. Gjatë punëtorisë, trajnuesit i njoftuan pjesëmarrësit me mënyrat dhe mjetet me të cilat mund të krijojnë resurse të hapura arsimore, dhe si t’i mbrojnë ato me licencat Creative Commons.

 

Punëtoria ishte interaktive dhe të gjithë të pranishmit patën mundësinë t’i mbrojnë resurset e tyre arsimore, si dhe të trajnohen për të krijuar resurse të reja që janë të licensuara siç duhet me licencat Creative Commons. Theks i veçantë iu kushtua krijimit të Resurseve të hapura arsimore në gjuhët e komuniteteve pakicë.

 

Projekti “Resurset e hapura arsimore” është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ndaje: