Digjitalizimi i shërbimeve publike është një proces i vazhdueshëm që është pjesë e nismës për modernizimin e administratës publike.
Në një kohë të pandemisë globale, nevoja për digjitalizimin e shërbimeve publike u tregua e pashmangshme dhe doli në pah nevoja për të mbështetur qytetarët në përdorimin e shërbimeve digjitale të cilat ofrohen nga sektori publik. Me projektin DIGIT ALL, Qyteti i Shkupit përmes “Skopje Lab” e themeloi Qendrën për mbështetje teknike të qytetarëve gjatë dorëzimit të aplikimeve elektronike.
- Mbështetje në procesin e aplikimit për financimnë Thirrjet Publikepër mbledhjen e kërkesave për përdorimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021, të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve:
- Thirrje publike për subvencionimin e zejtarëve në qytetin e Shkupit për furnizimin e mjeteve dhe lëndëve të para të nevojshme për zanatet e rrezikuara nga zhdukja
- Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021 të dedikuara për financimin e aktiviteteve në fushën e arsimit.
- Thirrje publike për mbledhjen kërkesave për përdorimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021, të dedikuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave dhe fondacioneve
- Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit – Programi për mbrojtjen e konsumatorit të Qytetit të Shkupit për vitin 2021
- Mbështetje në procesin e aplikimit për subvencione për:
- Subvencione për kondicionerët inverter për vitin 2021
- Subvencione për biçikleta 2021
- Subvencione për trotinetë elektrikë 2021
- Subvencione për oxhaqe 2021
Qendra ka dy punonjës të cilët punojnë në mënyrë aktive në:
- Krijimin e formularëve elektronikë të aplikimit për thirrjet e ndryshme në bashkëpunim me sektorët dhe njësitë e Qytetit të Shkupit
- Mbështetjen teknike të qytetarëve kur aplikojnë për thirrjet
- Vlerësimi i kënaqësisë së qytetarëve nga përdorimi i e-aplikimeve
Identifikimin e nevojave dhe sfidave në drejtim të sigurimit dhe ofrimit të shërbimeve publike digjitale
Qasja: aplikacii.skopjelab.mk
Qendra për mbështetje teknike është themeluar nga “Skopje Lab” të cilin e menaxhon SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale Shkup përmes projektit “Transformimi digjital gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm për të gjithë – DIGIT ALL“ Mjetet për projektin janë siguruar përmes projektit të Bashkimit Evropian “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe partnerët.
SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale Shkup është një nga tre organizatat nga Maqedonia e Veriut që u bë pjesë e rrjetit ICEDA – Increasing Civic Engagement in the Digital Agenda dhe e cila në periudhën e ardhshme do të punojë në themelimin dhe menaxhimin e një qendre qytetare për të mbështetur e-qeverisjen përmes së cilës do të ndihmojë banorët e Qytetit të Shkupit në përdorimin e e-shërbimeve në nivelin lokal. Përveç në Maqedoninë e Veriut, aktivitete të tilla brenda rrjetit ICEDA do të zbatohen edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe ODK – Të dhënat e hapura Kosovë (Kosovë). Projekti zbatohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Vërejtje: Teksti është marrë plotësisht nga ueb-faqja e Skopje Lab, e cila mban përgjegjësi të plotë për përmbajtjen e tij. Për tekstin origjinal, klikoni këtu.
Ndaje: