Fondacioni Metamorfozis ka nevoje per specialist për mediat sociale i cili do t’i bashkohet organizatës dhe do të punojë me personin përgjegjës – specialistin për komunikime me qëllim të përmirësimit të dukshmërisë së punës së organizatës dhe pranisë më të madhe në rrjetet sociale, gjegjësisht në hapësirën mediatike. Metamorfozis përpiqet për zgjerimin e grupeve të synuara tek të cilat synon të arrijë me informatat për punën e saj dhe përfitimet prej saj.
Përshkrimin e detyrave të punës dhe kualifikimet e nevojshme për pozicionin e mësipërm mund t’i gjeni të bashkangjitur me këtë shpallje.

Përshkrimi i detyrave të punës / Përgjegjësitë e Specialistit për mediat sociale:

Specialisti për mediat sociale është një ofrues i shërbimeve organizative. Ai/ajo ndihmon në sigurimin e komunikimit me cilësi të lartë dhe të dukshmërisë së Fondacionit Metamorfozis përmes rrjeteve sociale. Përgjegjësitë e tij/saj përfshijnë:

  • Тë publikojë informacione për ngjarjet publike në rrjetet sociale të organizatës në koordinim me specialistin për komunikime;
  • Тë marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara publike të organizuara nga organizata;
  • Тë publikojë informacione në mediat sociale në lidhje me punën e organizatës në bashkëpunim me specialistin për komunikime, koordinatorët e programeve dhe drejtorët;
  • Тë ndërmerr edhe detyra të tjera që lidhen me përmirësimin e aktiviteteve të komunikimit të organizatës përmes mediave sociale.

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:

• Së paku 2 vite përvojë pune përkatëse, përkatësisht përvojë me mediat sociale;
• Arsimi i lartë, mundësisht në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun;
• Njohje e shkëlqyer e gjuhës maqedonase dhe angleze, ndërsa njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
• Njohuri të punës së shoqërisë civile, përvoja e mëparshme në këtë sektor është e dëshirueshme;
• Njohuri të avancuara të MS Office: Word, Excel, PowerPoint, njohuri për programet e dizajnit, WordPress, si dhe njohuri për shërbimin MailChimp;
• Përvojë e mëparshme në organizimin e ngjarjeve dhe krijimin e materialeve promovuese;
• Përvojë në përpilimin e komunikatave për publikun;
• Përvojë në punë me palë të ndryshme të interesit në të njëjtën kohë, gjegjësisht aftësi për të menaxhuar në të njëjtën kohë projekte të shumta në një mjedis pune dinamik;
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të punuar në mjedis që e respekton dhe promovon diversitetin.

Organizimi i orarit të punës:

Pozicioni parasheh orar të plotë dhe të rregullt të punës, me angazhime të rastit pasdite dhe në fundjavë gjatë organizimit të ngjarjeve. Pozicioni ofron mundësi për zhvillim dhe avancim personal, një mjedis pune konkurrues dhe dinamik, edhe atë:
• orë pune gjatë javës: 40,
• orari i punës nga e hëna deri të premten, nga ora 08:30/09:00 deri në 16:30/17:00.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografi (CV) në gjuhën maqedonase dhe letër motivuese në adresat e mëposhtme të e-mail-it: danche@metamorphosis.org.mk, info@metamorphosis.org.mk dhe goran@metamorphosis.org.mk me shënimin “Për shpalljen për specialist për mediat sociale” më së voni deri më datën 07.04.2023, deri në orën 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Ndaje: